Sport
KV LIRIA PËRFORCOHET ME VOLEBOLLISTIN GJEORGJIAN GIORGI GORDADZE!
Në pritje të kampionatit të ri të volejbollit në kategorinë e e meshkujve të gjitha ekipet janë duke u përgatitur sipas mundësive dhe pretendimeve që kanë. Ekipet tanimë kanë nisur me përgatitje por edhe me prirje të lojtarëve të ri me qëllim të realizimit të qëllimeve vetanake , Kështu klubi I volejbollit Lira në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri që prite të fillin në fund të tetorit, në rradhët e veta ka sjell një super përforcim, bëhet fjalë për Giorgi Gordadze anëtar I reprezentacionit gjeorgjian. Kë e ka publikuar trajneri I ekipit të Zherovjanit, Sadik Ferati i cili në rrjetin social fejsbuak shkruan:
“KV Liria me kënaqësi komunikon se Giorgi Gordadze, reprezentues me përvojë nga Gjeorgjia, tashmë është pjesë e skuadrës tonë. Gordadze luan në pozicionin e pasuesit dhe pritet të jetë vlerë e shtuar e skuadrës tonë.
Me karrierë që përfshin angazhime të rëndësishme, Giorgi pritet të sjell cilësi serioze, profesionalizëm dhe një dimension të ri në lojën tonë. Së bashku me punën dhe përkushtimin e stafin teknik dhe lojtareve tanë, pritet që efekti i tij të ndjehet menjëherë në kampionat.
Të gjithë në KV Liria i dëshirojmë mirëseardhje Giorgi Gordadzes duke i uruar shumë suksese në fanellën tonë !”
Kampionati i ri 2025/2026 që do të numron 12 ekipe do të fillon në javën e fundit të tetorit.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA E 76-ta, POZICION HISTORIK
Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuara pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit dhe tetorit, Spanja kryeson renditjen, Shqipëria e 66-ta, Maqedonia e Veriut e 71-ta, ndërsa Kosova e 76-ta.
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare. Renditjen e kryeson Spanja, e ndjekur nga Argjentina , Franca, Anglia dhe Portugalia, ndërsa në 10-të kombëtaret me të mira janë edhe Brazili, Maroku, Belgjika , Holanda dhe Meksika,
Sa i përket reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, shkaku i rezultateve të dobëta në ciklin shtator/tetor, ka bërë që ketë rënie prej dy vendesh në renditjen e FIFA-s, ku aktualisht ndodhemi në pozicionin e 71-të. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në katër ndeshjet e Ligës B pësoi po aq disfata ndërsa golaverazhi ishte 0-10.
Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një përmirësim të lehtë në klasifikim dhe janë ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare. Në fokus është edhe Kosova, e cila ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të. Që është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.
Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.
Sport
Ronaldo me dedikim për Messin: Një tregim që do të zgjasë përgjithmonë
Cristiano Ronaldo i ka kushtuar një mesazh të veçantë Lionel Messit, pas paraqitjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.
Messi kishte reaguar përmes një postimi në Instagram pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Beninit, të cilën kampionët e botës e fituan me rezultat 3:0.
Kapiteni argjentinas ishte protagonist edhe në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar një gol. Në listën e realizatorëve u përfshinë edhe Nicolas Otamendi dhe Nico Paz, ndërsa Messi kontribuoi me asistime. Pas postimit të Messit, Ronaldo reagoi duke vlerësuar karrierën e tij me kombëtaren dhe sukseset që ka arritur ndër vite.
“Leo, kaq shumë vjet duke e mbrojtur vendin tënd dhe një tregim që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që e ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, ka shkruar Ronaldo.
Sport
Zyrtarizohet kundërkandidati i parë i Infantinos për president të FIFA-s
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka konfirmuar synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, duke u shfaqur si kandidati i parë që deklaron publikisht ambicien për të sfiduar presidentin aktual, Gianni Infantino.
Vega, 55-vjeçar, ish-përfaqësues i Zvicrës dhe me një karrierë që përfshiu skuadra si Cagliari, Tottenham, Celtic dhe Ëatford, synon të garojë kundër Infantinos në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.
Ish-futbollisti zviceran tha se synimi i tij është të reformojë dhe modernizojë FIFA-n, si dhe të rikthejë besimin në qeverisjen e futbollit botëror.
“Qëllimi im është i qartë: t’i shërbej futbollit dhe njerëzve që i japin jetë lojës”, tha Vega.
“Unë jam në këmbë për të ribashkuar familjen globale të futbollit, për të ofruar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për të modernizuar FIFA-n për shekullin e 21-të, për të rivendosur stabilitetin dhe besueshmërinë, si dhe për të rindërtuar besimin që i nevojitet urgjentisht lojës sonë”, shtoi ai.
Kandidatura e Vegës vjen në një moment kur Infantino po përballet me kundërshtime të reja. Muajin e kaluar, Shoqata Zvicerane e Futbollit tërhoqi mbështetjen për një mandat tjetër të tij, ndërsa më herët edhe federatat e Anglisë, Uellsit, Francës, Serbisë dhe disa vendeve të tjera evropiane kishin bërë të njëjtin veprim.
Ndërkohë, UEFA ka paralajmëruar se do të paraqesë një kandidat rival përpara afatit të nëntorit.
Vega kishte shqyrtuar mundësinë për të kandiduar edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2022, por këtë herë është kandidati i parë që e ka bërë publike ambicien për të sfiduar Infantinon.
“Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo administratorëve. Futbolli është më i madh se çdo pozicion, çdo individ apo çdo institucion”, deklaroi Vega.
“Udhëheqja aktuale e ka demoralizuar lojën. Qeverisja e dobët ka dëmtuar besueshmërinë e FIFA-s dhe ka gërryer besimin në të gjithë familjen globale të futbollit. Ne duhet ta ndalojmë këtë konflikt që të përshkallëzohet”, përfundoi ai.
Vega, i cili fitoi Kupën e Ligës me Tottenhamin në vitin 1999 dhe më pas kompletoi tripletën vendase me Celticun në sezonin 2000/01, tani synon të kalojë nga fusha e futbollit në një nga postet më të rëndësishme të sportit botëror.
-
Lajme nga bota2 months agoTRUMP: LARGIMI I INFANTINO-s NGA FIFA DO TË ISHTE NJË GABIM I RËNDË
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga bota2 months agoTrump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja

