Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: INTER, BAYERN E ATLETICO DHUROJNË SPEKTAKËL

Mbrëmë janë zhvilluar  ndeshjet e raundit të  dytë në fazën e  ligës në  Ligën e Kampionëve  evropian  ku  pati  ndeshje  spektakolare, por  edhe zhgënjime  . Fitojnë Bajerni, Atletiko Madrid e Marsej, por  zhgënjejnë Liverpuli , Galatasaraz dhe Interi.

 Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.

Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Galatasaray mundi 1-0  Liverpullin. Goli i vetëm  e realizoi Osimhen  nga 11-metërshi në minutën e 16.

Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos.

Interi  gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundi  3-0  Slavia Praga, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve.

Advertisement

Pas fitores në derbin e Madridit,  Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë radhazi, kjo pasi djemtë e Simeones triumfuan 5-1 kundër Eintracht Frankfurt.

Marseij befasoi  adhuruesit e vet  me  fitoren e  thellë 4-0 skuadrën e Ajaksit.

Chelsea mori tre pikët e para në  fazën e ligës , pas fitores 1-0 kundër Benfikës të trajnerit Jose Mourinho, i cili u rikthye në “Stamford Bridge” me humbje, ndërsa “Blutë” e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me me karton të kuq të Pedros.

Një tjetër rezultat surprizë erdhi nga Norvegjia, me debutuesit e Bodo/Glimt që barazuan 2-2 me Tottenham.

Advertisement
Exit mobile version