Sport
CHAMPIONS: INTER, BAYERN E ATLETICO DHUROJNË SPEKTAKËL
Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve evropian ku pati ndeshje spektakolare, por edhe zhgënjime . Fitojnë Bajerni, Atletiko Madrid e Marsej, por zhgënjejnë Liverpuli , Galatasaraz dhe Interi.
Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.
Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Galatasaray mundi 1-0 Liverpullin. Goli i vetëm e realizoi Osimhen nga 11-metërshi në minutën e 16.
Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos.
Interi gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundi 3-0 Slavia Praga, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve.
Pas fitores në derbin e Madridit, Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë radhazi, kjo pasi djemtë e Simeones triumfuan 5-1 kundër Eintracht Frankfurt.
Marseij befasoi adhuruesit e vet me fitoren e thellë 4-0 skuadrën e Ajaksit.
Chelsea mori tre pikët e para në fazën e ligës , pas fitores 1-0 kundër Benfikës të trajnerit Jose Mourinho, i cili u rikthye në “Stamford Bridge” me humbje, ndërsa “Blutë” e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me me karton të kuq të Pedros.
Një tjetër rezultat surprizë erdhi nga Norvegjia, me debutuesit e Bodo/Glimt që barazuan 2-2 me Tottenham.
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

