Në javën e shtatë të sezonit vjeshtor ekipi tetovar i vajzave Luboteni ka regjistruar fitoren e radhës duke kryesuar me 21 pikë maksimale.
Në Ligën e parë të futbollit për vajza në fundjavë janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së 7 të sezonit vjeshtor , ndërsa ndeshja e fundit e javës së shtatë luhet nesër në Strugë mes AS United – KFF Reçica.
Kampioni në fuqi ekipi i Lubotenit edhe në javën e shtatë ka regjistruar fitoren e sigurt 4-0 kundër ekipit Tiveria Brera . Autore të golave për ekipin e Lubotenit ishin Hava Mustafa 2 gola dhe Maryan Ohadiwe e Melanija Grozdanova nga 1 gol. Ndeshja Vardari 2023 – Skopje 2014 ka përfunduar me fitoren e thellë të mysafireve 0-7, ekipi Istatov 2016 Skopje ka fituar 3-0 ekipin Top Gol, ndërsa Kamenica Sasa ka demoluar Koçnin duke e mundur me rezultatin 8-0. Tabelën e kryeson Luboteni me 21 pikë para ekipit Skopje 2014 që ka 18 pikë dhe AS United me 13 [pikë me një ndeshje më pakë.
Në xhiron e tetë që do të zhvillohet më 5 tetor takohen : Luboteni – AS Unitedi, , KFF Reçica – KFF Vardari dhe Skopje 2014 – Istatov 2015 Skopje.