Site icon Tetova Expres

LIDHJA E SPORTEVE SHKOLLORE KOMUNALE MBAJTI KUVENDIN VJETOR

Në Kuvendin e rregullt vjetor kryetari i Lidhjes së Sporteve Komunale Shkollore,  dha  raportin vjetor  për  aktivitet sportive  gjatë  vitit shkollor 2024/2025.

 Lidhja e sporteve shkollore Komunale e  Tetovës në kuadër të aktiviteteve të saja sot në hapësirat e Komunës së Tetovës mbajti Kuvendin e rregullt. Të  pranishëm në këtë kuvendi ishin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, përfaqësues nga Lidhjes së sporteve të Kosovës, Lidhjes së sporteve të Maqedonisë së Veriut dhe  të  gjithë profesorët e sportit nga të gjitha shkollat e Tetovës.

Qëllimi i këtij kuvendi ishte  që të debatohet  për përfshirjen  sa më të gjerë të nxënësve të shkollave  fillore dhe ato të mesme  si në kategorinë e meshkujve dhe  atyre të vajzave në aktivitet e sportive  dhe  nëpër garat  që zhvillohen në nivel komunal dhe at republikan. Sporti shihet si një mjet  i rëndësishëm për  edukimin dhe arsimimin e fëmijëve  dhe  të rinjve duke  kontribuar  në zhvillimin e tyre personal dhe  shoqëror. Këtë e pohoi edhe kryetari I lidhjes sportive shkollore  komunale të Tetovës  Bujar Ibraimi

   “ Këtë vit Lidhja Sportive Komunale Tetovë organizon Kuvendin e saj vjetor  ku  do të jepet raport për  organizimin e garave  për  vitin shkollor  2024/2025”  , gjithashtu  si pikë e dytë e rendit të ditës  e kemi edhe ndarjen e mirënjohjeve të punëtorëve  sportiv , të shkollave  të nxënësve të talentuar të cilët  kanë treguar suksese  gjatë vitit shkollor  2024/2025. Gjithashtu kemi të ftuar edhe mysafirë nga  Federatae Sportit shkollor të Kosovës  Adrian  Telaku  dhe nga  Federata e  e sportit  shkollor të Maqedonisë  yonja Elena Mickovska, ku  do të shkëmbejmë dhe do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi ku pjesë e saj  është edhe komuna jonë’’ deklaroi Bujar Ibraimi

  Kuvendin e  rregullt vjetor  e përshëndeti  edhe  kryetari Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili përgëzoi lidhjen e sporteve  për aktivitetet e bëra dhe premtoi se  gjithmonë  do të kenë përkrahjen e komunës. Me këtë rast Lidhja e Sporteve Shkollore  në Komunën e Tetovës ndau mirënjohje  për  shkollat , klubet sportive , nxënësit e talentuar  si dhe për mësimdhënësit që kanë dhënë kontribut  në zhvillimin e sportit shkollor  për vitin 2024/2025

Advertisement
SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version