Site icon Tetova Expres

KF SHKËNDIJA E GATSHHME TA JAPI MAKSIMUMIN NË MADRID

Sot  në stadiumin “Estadio se Vallecas” të Madridit  zhvillohet  ndeshja e raundit të parë në fazën e ligës  të UEFA konferencë Liga, mes Rayo Vallecanos dhe  Shkëndijës . Ndeshja  fillon në ora 18 e 45, ndërsa  drejtësi  ndanë finlandezi Mohammed Al Emara

Kuqezinjtë mbrëmë me seancën e fundit stërvitore në “Estadio se Vallecas” mbyllën përgatitjet për ndeshjen e debutuese në fazën kryesore të UEFA Konferencë Liga, kur përballë do ta kenë ekipin spanjoll Rayo Vallecanos . Para seancës stërvitore është mbajtur pres konferenca  zyrtare  ku para gazetarëve  kanë  folur trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi

Në këtë ndeshje  skuadra  spanjolle konsiderohet favorite  por trajneri  Beqiri thotë se  lojtarët duhet të respektojnë fanellën që e bartin

 “Për ne është e rëndësishme që të respektojmë fanellën që bartim, të respektojmë klubin dhe të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë këtu në Madrid dhe të bëjmë një figurë të mirë si klub” tha trajneri Beqiri

 Beqiri  tha se  ekipi kundërshtar   ka  shumë  futbollist  cilësor  dhe nuk është korrektë që të veçohet ndonjë emër

Advertisement

 “Besoj që nuk do të ishte korrekt të përzgjedhim një futbollist të Rayo Vallecanos, për arsye se ka shumë futbollist cilësor dhe unë do të doja ti respektoj të gjithë ata. Sa i përket skuadrës, janë agresiv që luajnë një futboll modern dhe atmosfera që krijohet këtu në stadium, gjithmonë është e jashtëzakonshme”.

Kapiteni  Besart  Ibraimi i vetëdijshëm se  kjo ndeshje për ekipin  kuqezi është historike prandaj  duhet të japin maksimumin edhe pse  e vlerësojnë ekipin kundërshtarë:.
“Është ndeshje historike për të gjithë ne. Jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu, jemi të gatshëm ta japim maksimumin, e dimë se me çfarë kundërshtari luajmë nesër. E vlerësojmë dhe është për tu vlerësuar, e jona është të dalim në fushë, të japim maksimumin dhe të shpresojmë që te futbolli nuk fiton gjithmonë më i miri deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Kapiteni  Besart Ibraimi  i pyetur  se   cilin  futbollist të ekipit  kundërshtar  e veçon, tha se   kanë njohuri  për  ekipin  por  nuk dëshiron të veçon   ndonjërin  nga ato

 Edhe unë nuk do të kisha veçuar ndonjërin prej futbollistëve. Normal i kemi ndjekur, ndeshjen me Barcelonën dhe Sevillan, janë një grup i mirë, luftojnë shumë dhe besoj që janë një ekip luftarak” tha kapiteni Ibraimi

Për të ekipin e zemrës në Madrid kanë udhëtuar edhe  një  grup  i tifo grupit “Ballistët”. Dueli Rayo-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 18:45., në “Campo de Futbol de Vallecas ” në Madrid, ndërsa drejtësi do të ndaj  arbitri nga Finlanda Mohammed Al Emara/

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version