Connect with us

Sport

KF SHKËNDIJA E GATSHHME TA JAPI MAKSIMUMIN NË MADRID

Published

on

Sot  në stadiumin “Estadio se Vallecas” të Madridit  zhvillohet  ndeshja e raundit të parë në fazën e ligës  të UEFA konferencë Liga, mes Rayo Vallecanos dhe  Shkëndijës . Ndeshja  fillon në ora 18 e 45, ndërsa  drejtësi  ndanë finlandezi Mohammed Al Emara

Kuqezinjtë mbrëmë me seancën e fundit stërvitore në “Estadio se Vallecas” mbyllën përgatitjet për ndeshjen e debutuese në fazën kryesore të UEFA Konferencë Liga, kur përballë do ta kenë ekipin spanjoll Rayo Vallecanos . Para seancës stërvitore është mbajtur pres konferenca  zyrtare  ku para gazetarëve  kanë  folur trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi

Në këtë ndeshje  skuadra  spanjolle konsiderohet favorite  por trajneri  Beqiri thotë se  lojtarët duhet të respektojnë fanellën që e bartin

 “Për ne është e rëndësishme që të respektojmë fanellën që bartim, të respektojmë klubin dhe të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm dhe shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë këtu në Madrid dhe të bëjmë një figurë të mirë si klub” tha trajneri Beqiri

 Beqiri  tha se  ekipi kundërshtar   ka  shumë  futbollist  cilësor  dhe nuk është korrektë që të veçohet ndonjë emër

Advertisement

 “Besoj që nuk do të ishte korrekt të përzgjedhim një futbollist të Rayo Vallecanos, për arsye se ka shumë futbollist cilësor dhe unë do të doja ti respektoj të gjithë ata. Sa i përket skuadrës, janë agresiv që luajnë një futboll modern dhe atmosfera që krijohet këtu në stadium, gjithmonë është e jashtëzakonshme”.

Kapiteni  Besart  Ibraimi i vetëdijshëm se  kjo ndeshje për ekipin  kuqezi është historike prandaj  duhet të japin maksimumin edhe pse  e vlerësojnë ekipin kundërshtarë:.
“Është ndeshje historike për të gjithë ne. Jemi të kënaqur që kemi arritur deri këtu, jemi të gatshëm ta japim maksimumin, e dimë se me çfarë kundërshtari luajmë nesër. E vlerësojmë dhe është për tu vlerësuar, e jona është të dalim në fushë, të japim maksimumin dhe të shpresojmë që te futbolli nuk fiton gjithmonë më i miri deklaroi kapiteni Besart Ibraimi

Kapiteni  Besart Ibraimi  i pyetur  se   cilin  futbollist të ekipit  kundërshtar  e veçon, tha se   kanë njohuri  për  ekipin  por  nuk dëshiron të veçon   ndonjërin  nga ato

 Edhe unë nuk do të kisha veçuar ndonjërin prej futbollistëve. Normal i kemi ndjekur, ndeshjen me Barcelonën dhe Sevillan, janë një grup i mirë, luftojnë shumë dhe besoj që janë një ekip luftarak” tha kapiteni Ibraimi

Për të ekipin e zemrës në Madrid kanë udhëtuar edhe  një  grup  i tifo grupit “Ballistët”. Dueli Rayo-Shkëndija luhet të enjten me fillim në orën 18:45., në “Campo de Futbol de Vallecas ” në Madrid, ndërsa drejtësi do të ndaj  arbitri nga Finlanda Mohammed Al Emara/

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

MILEVSKI: ASKUSH NUK MUND TË NA E HEQË ËNDRRËN PËR KUPËN E BOTËS

Published

on

Milevski publikoi listën me 26 futbollist të ftuar  për  ndeshjet  kundër Belgjikës dhe  Kazakistanit. Grumbullimi i reprezentacionit është caktuar për datën 6 tetor në Shkup.

 Në  prag  të dy ndeshjeve  kualifikuese  për  Botërorin 2026, kundër Belgjikës më 10 tetor  dhe  Kazakoistanit më 13 tetor  seleksionuesi I reprezentacionit Blagoja Milevski, sot   para  gazetarëve   publikoi  listën me  26  futbollist të ftuar.   Milevski  fillimisht  tha se lista  për dy ndeshjet e tetorit ësht  identike  me  takimet e fundit përveç Lirim Qamilit  i cili është i lënduar , ndërsa  në reprezentacion kthehen Ashkovski dhe David Babunski.  Seleksionuesi  më pas theksoi se çdo ndeshje nga tani deri në fund është e rëndësishme për Maqedoninë në kualifikimin për Kupën e Botës.

Milevski theksoi shtyp se Belgjika është ende favorite për vendin e parë në grup, por askush nuk mund t’ia heqë ëndrrën Maqedonisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

BLLAGOJA MILEVSKI  – SELEKSIONUES

Edhe pse askush nuk priste që të kishim kaq shumë pikë, ne qëndrojmë fort në këmbë, të vetëdijshëm për sfidat. I respektojmë të gjithë. Belgjika është ende favoritja kryesore, me listën më cilësore, dhe Uellsi është gjithashtu këtu. Por Maqedonia ka treguar se mund të jetë konkurruese, ky ishte qëllimi para fillimit të këtyre kualifikimeve. Por askush nuk mund të na e heqë shpresën ose ëndrrën tonë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ndeshja tjetër me Belgjikën është e para në menunë tonë, por përgatitja është saktësisht e njëjtë me atë kundër Lihtenshtajnit“, thotë Milevski.

Advertisement

 Grumbullimi i  reprezentacionit  është caktuar për  datën 6 tetor, ndeshja  kundër Belgjikës   në Gent  luhet  më 10 tetor, ndërsa  ndeshja  kundër Kazakistanit zhvillohet në Shklup më 13 tetor.

LOJTARËT E FTUAR NGA SELEKSIONUESI BLLAGOJA MILEVSKI

Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Dejan Iliev (UTA Arad, Rumani), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka, Bosnje dhe Hercegovinë), Igor Aleksovski (Fljamurtari, Shqipëri);

Reparti i mbrojtjes: Visar Musliu (Shën Troijden, Belgjikë), Nikola Serafimov (Levski Sofje, Bullgari), Ezgjan Alioski (Lugano, Zvicër), Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Andrej Stojcevski (Sllovaki, Republika Çeke), Darko Velkovski (ZrinjzeKpot, Degovovskie, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë). Serbi), Bojan Ilievski (Struga Trim Lum), Stefan Askovski (Radnicki Nish, Serbi);

RepartiiI mesëfushës:  Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Janni Atanasov (Larisa, Greqi), Elif Elmas (Napoli, Itali), Isnik Alimi (Dalian Yingbo, Kinë), Luka Stankovski (Radni[ki Kragujevac, Serbi), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc, Republika Çeke), Reshat Ramadani (Shkëndija);

Advertisement

Sulmues: Bojan Miovski (Glasgow Rangers, Skoci), Milan Ristovski (Bohemians 1905, Çeki), Darko Çurlinov (Kocaelispor, Turqi), Aleksandar Trajkovski, David Babunski (Vardar), Elmin Rastoder (Thun, Zvicër);

 

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

MAKEDONIJA GJ.P – ARSIMI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 9-TË

Published

on

Para pushimit të ndeshjeve të reprezentacionit për dy ndeshjet  kualifikuese  për Botërorin 2026  kundër Belgjikës dhe Kazakistanit gjatë  fundjavës zhvillohet  java e 9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e pare

 Java e  9-të e sezonit vjeshtor në Ligën e pare futbollit vendor do të zhvillohet  këtë fundjavë duke  filluar nga e premtja  e deri të hënën. Sipari i javës së nëntë në Ligën e pare hapet  me ndeshjen  mes  ekipit Makedonija Gj.P dhe Arsimi  e cila  zhvillohet të premten  me  fillim në ora  15:00. Ndeshja  në fjalë është e rëndësishme  për të dyja skuadrat  duke  marr para  sysh se  në  deri më tani   nuk mund   jenë kënaqur  me  rezultate e shënuara  kur  dihet se  vendasit  kanën  vetë 9 pikë, ndërsa  Arsimi  vetëm 8 pikë.

Të shtunën në program janë  duelet Shkupi – Rabotniçki, që do të luhet në stadiumin e qytetit në Strugë  dhe ndeshje  në Strumicë mes  AP Brera dhe Bashkimit të Kumanovës.
Super derbi i kësaj jave Vardari – Struga Trim Lum është caktuar të zhvillohet të dielën me në arenën “Todor Proeski”, ndërsa pot ë dielën zhvillohet edhe   ndeshja Sileksi – Tikveshi.

Ndeshja e fundit  e  javës së 9-të Pelisteri  – Shkëndija   është caktuar të zhvillohet  të hënë në  Manastir.

 Të gjitha  ndeshjet e xhiros së nëntë  do të fillojnë në ora 15:00

Advertisement

Shaban Sinani  – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: INTER, BAYERN E ATLETICO DHUROJNË SPEKTAKËL

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar  ndeshjet e raundit të  dytë në fazën e  ligës në  Ligën e Kampionëve  evropian  ku  pati  ndeshje  spektakolare, por  edhe zhgënjime  . Fitojnë Bajerni, Atletiko Madrid e Marsej, por  zhgënjejnë Liverpuli , Galatasaraz dhe Interi.

 Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.

Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Galatasaray mundi 1-0  Liverpullin. Goli i vetëm  e realizoi Osimhen  nga 11-metërshi në minutën e 16.

Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos.

Interi  gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundi  3-0  Slavia Praga, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve.

Advertisement

Pas fitores në derbin e Madridit,  Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë radhazi, kjo pasi djemtë e Simeones triumfuan 5-1 kundër Eintracht Frankfurt.

Marseij befasoi  adhuruesit e vet  me  fitoren e  thellë 4-0 skuadrën e Ajaksit.

Chelsea mori tre pikët e para në  fazën e ligës , pas fitores 1-0 kundër Benfikës të trajnerit Jose Mourinho, i cili u rikthye në “Stamford Bridge” me humbje, ndërsa “Blutë” e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me me karton të kuq të Pedros.

Një tjetër rezultat surprizë erdhi nga Norvegjia, me debutuesit e Bodo/Glimt që barazuan 2-2 me Tottenham.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat