Delegatët e Kuvendit të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në Kuvendin e Rregullt vjetra miratuar raportin e punës dhe raportin financiar për vitin 2024, ndërsa ekipi i ri në Federatën e Atletikës nga dita e djeshme është edhe Klubi i Atletikës Am-R nga Tetova
Mbrëmë në Shkup Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut bajti Kuvendin e Rregullt vjetër, ku të pranishëm ishin 14 klube me të drejtë vote dhe tre klube pa të drejtë vote. Pikat kyçe të rendit të ditës ishin miratimi i raportit për punën e Federatë gjatë periudhës nga Kuvendi i fundit deri më sot, miratimi i raportit financiar për vitin 2024, shqyrtimi i propozim kalendarit për sezonin 2026 si dhe pranimi i klubit të atletikës Am-R nga Tetova. Të gjitha raportet e me disa vërejtje u miratuan një zërit. Pas përfundimit të Kuvendit vjetor presidentja Aleksanda Vojeneska –Zikova duke komentuar rrjedhën e këtij kuvendi ekskluzivisht për TV Koha deklaroi
“Ju faleminderit fillimisht për thirrjen për këtë bisedë. Po, përfundoi Kuvendi i Rregullt, kuvendi vjetor, pika standarde të rendit të ditës – kalimi i raportit vjetor të Federatës së Atletikës dhe plani dhe programi i vitit të ardhshëm, si dhe pranim i anëtarëve të rinj. Më gëzon fakti se u konstatua nga shumica e klubeve se kemi pasur përparim të rezultateve të arritura në raport me atë që e promovojmë si atletikë, si sport, dhe vetë fakti që është ngritja e normave, ngritje e kritereve për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, tregon për faktin se disa kufij janë zhvendosur dhe shkojmë hap përpara. Veçanërisht më gëzon fakti se përpos gati gjithë klube që ishin pjesëmarrëse me të drejtë vote, ishin klube që nuk kishin të drejtë vote, megjithatë kjo flet për përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e plotë që e japin për krijimin e atletikës në përgjithësi në vendin tonë dhe me këtë japin edhe kontribut të madh për peshën dhe domethënien e këtij Kuvendi”. Deklaroi Aleksnadra Vojneska Zikova
Presidentja e Zikova doli me një porosi deri tek të gjitha klubet anëtare të Federatësë Atletkës së Maqedonisë së Veriut që të gjithë së bashku të ndërtojmë dhe krijojm♪7 atletikën
“Mesazhi i presidentes dhe i Federatës së Atletikës është se të gjithë së bashku e ndërtojmë dhe krijojmë atletikën, dhe bashkërisht punojmë, dhe se Federata është këtu së bashku me klubet që t’iu ndihmojë sportistëve dhe trajnerëve, se me punë të përbashkët mund të arrijmë rezultate më të mira dhe të promovojmë sportin tonë.” tha kryetarja Zikova
Deri në fund të kë sezoni të Atletikë kanë mbetura të zhvillohen edhe garat e fundit dhe më pas Federata e Atletikës do të përgatitet për shpalljen e më të mirëve për vitin 2025