Connect with us

Sport

FEDERATA E ATLETIKËS MBAJTI KUVENDIN E RREGULLT VJETOR

Published

on

Delegatët  e Kuvendit të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut  mbrëmë në Kuvendin e Rregullt vjetra  miratuar  raportin e punës  dhe  raportin financiar për vitin 2024, ndërsa  ekipi i ri në Federatën e  Atletikës  nga  dita e djeshme është edhe Klubi i Atletikës Am-R nga Tetova

 Mbrëmë në Shkup Federata e  Atletikës së Maqedonisë së Veriut  bajti Kuvendin e Rregullt  vjetër, ku të pranishëm ishin 14  klube  me të drejtë vote dhe  tre  klube  pa  të drejtë vote. Pikat  kyçe  të rendit të ditës ishin miratimi i raportit për punën e  Federatë gjatë periudhës  nga  Kuvendi i  fundit  deri më sot, miratimi i  raportit financiar për vitin 2024,  shqyrtimi i propozim kalendarit për sezonin 2026 si dhe pranimi i klubit të atletikës Am-R nga Tetova. Të gjitha raportet e  me disa  vërejtje u miratuan një zërit. Pas përfundimit të Kuvendit  vjetor presidentja Aleksanda Vojeneska –Zikova  duke  komentuar  rrjedhën e   këtij kuvendi   ekskluzivisht për TV Koha  deklaroi

Ju faleminderit fillimisht për thirrjen për këtë bisedë. Po, përfundoi Kuvendi i Rregullt, kuvendi vjetor, pika standarde të rendit të ditës – kalimi i raportit vjetor të Federatës së Atletikës dhe plani dhe programi i vitit të ardhshëm, si dhe pranim i anëtarëve të rinj. Më gëzon fakti se u konstatua nga shumica e klubeve se kemi pasur përparim të rezultateve të arritura në raport me atë që e promovojmë si atletikë, si sport, dhe vetë fakti që është ngritja e normave, ngritje e kritereve për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, tregon për faktin se disa kufij janë zhvendosur dhe shkojmë hap përpara. Veçanërisht më gëzon fakti se përpos gati gjithë klube që ishin pjesëmarrëse me të drejtë vote, ishin klube që nuk kishin të drejtë vote, megjithatë kjo flet për përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e plotë që e japin për krijimin e atletikës në përgjithësi në vendin tonë dhe me këtë japin edhe kontribut të madh për peshën dhe domethënien e këtij Kuvendi”. Deklaroi  Aleksnadra Vojneska Zikova

 Presidentja e  Zikova doli me një porosi deri tek të gjitha  klubet  anëtare të Federatësë Atletkës së Maqedonisë së Veriut   që të gjithë së bashku  të ndërtojmë dhe krijojm♪7 atletikën

Mesazhi i presidentes dhe i Federatës së Atletikës është se të gjithë së bashku e ndërtojmë dhe krijojmë atletikën, dhe bashkërisht punojmë, dhe se Federata është këtu së bashku me klubet që t’iu ndihmojë sportistëve dhe trajnerëve, se me punë të përbashkët mund të arrijmë rezultate më të mira dhe të promovojmë sportin tonë.” tha  kryetarja Zikova

Advertisement

  Deri  në  fund  të kë sezoni  të Atletikë kanë mbetura të zhvillohen edhe  garat e  fundit dhe më pas  Federata  e Atletikës  do të përgatitet  për shpalljen e më të mirëve  për  vitin 2025 

SHANAN SINANI  – TV KOHA

Sport

TRUMÇI: NK BRAVO KUNDËRSHTAR SERIOZ – TA JAPIM MAKSIMUMIN!

Published

on

Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora  20:45. 

 Shkëndija  nga  dita e djeshme  ka  udhëtuar në  Slloveni , ku  mbrëmë  ka  zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq  sonte në  stadiumin Stozhice ku  nesër do të  zhvillohet  ndeshja,  do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.

 Me ekipin e  Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.

 Futbollisti  Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë  se kanë  kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.

 ‘’Mendoj që atmosfera është  shumë e mirë. Kemi një  atmosferë pozitive  në ekip  pasi e kemi  kaluar  raundin  e parë . Por  ne  nuk  do të merremi më me  të kaluarën,  shohim përpara. Ne  kemi  ardhur  në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi  studiuar  ekipin . Ekipi është  shumë  serioz  dhe ne  duhet ta  marrim  shumë  seriozisht , të  bëjmë maksimumin’’ deklaroi  Trumçi

 Për të përkrahur Shkëndinë, në  Slloveni kanë  udhëtuar edhe  një  numër i konsiderueshëm  i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët  priteT  të jenë dinjitoz ashtu  siç i ka  hije një tifo grupi me përvojë të madhe.

Advertisement

 Ndeshja NK Bravo – Shkëndija  zhvillohet  nesër mbrëma  me fillim në ora  20:45.

Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

BOKS: KRISTIAN PRENGA TË SHTUNËN SFIDON ANTHONY JOSHUAN

Published

on

Xhide e Arabisë  Saudite të shtunën është nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku në ring  do të ketë 13 lufta me boksier  të  njohur, ndërsa dueli kryesor i mbrëmjes  do të jetë përballja mes  Anthony Joshua dhe shqiptarit Kristian Prenga.

 Të shtunën më  25 korrik në Xhide të Arabisë Saudite zhvillohet  një spektakël i  madh i boksit profesionale mes 36 vjeçarit Anthony Joshuas dhe boksierit shqiptar, 25 vjeçarit  Kristian Prenga.

 Anthony Joshua ish-kampioni i botës në peshat e rënda do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në stërvitje, pas aksidentit tragjik automobilistik në dhjetor, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë. 

 Boksieri  shqiptar Prenga ka një bilanc të fortë prej 20 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje.

 Interesant është fakti se të gjitha fitoret e tij kanë ardhur me nokaut.  Joshua  deri  më tani  në boksin profesional  ka  33  luftëra  prej  të  cila  29  fitore  dhe  4  humbje.  Para kësaj ngjarjeje, Joshua kishte mposhtur me nokaut Jake Paul në një duel që tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Nëse fiton ndaj Prengës, britaniku pritet të finalizojë duelin e madh me Tyson Furyn, për të cilin mediat britanike raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur.

Advertisement

Përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome, në Arabinë Saudite me  fillim në ora  22;00. Në program janë plot 13 duele, ndërsa ndeshja kryesore e mbrëmjes do të jetë ajo mes Joshuas dhe Prengës.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

FIFA NIS HETIM NDAJ ARGJENTINËS

Published

on

FIFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj incidenteve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0, ndërsa disa futbollistë argjentinas rrezikojnë pezullime të gjata.

Pamjet pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “MetLife” në Nju Jersey shfaqën përplasje mes lojtarëve të të dyja kombëtareve. Sipas raportimeve, Leandro Paredes dhe Nahuel Molina ishin ndër protagonistët kryesorë të incidenteve. Paredes dhe Thiago Almada rrëzuan në tokë mesfushorin spanjoll Gavi, ndërsa Paredes u pa gjithashtu duke e kapur për fyti mbrojtësin Eric Garcia. Nga ana tjetër, Molina dyshohet se goditi me grusht Rodrin, ndërsa Nicolas Otamendi pati një përplasje të ashpër verbale me mesfushorin spanjoll.

Gjatë ndeshjes, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa fillimisht u raportua se edhe Paredes ishte ndëshkuar pas fishkëllimës përfundimtare. Megjithatë, FIFA sqaroi se kartoni i kuq për Paredes nuk figuron në raportin zyrtar të arbitrit Slavko Vinçiç, duke e hequr atë nga evidencat disiplinore.

Pavarësisht kësaj, organi qeverisës i futbollit botëror ka konfirmuar hapjen e një procedure disiplinore. Në një deklaratë zyrtare, FIFA bëri të ditur se, pas shqyrtimit të raporteve të ndeshjes dhe në përputhje me nenin 36 të Kodit Disiplinor, është emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të hetuar shkeljet e mundshme që lidhen me incidentet pas finales. Vendimi përfundimtar do të merret pasi të përfundojë raporti i hetimit.

Continue Reading

Më të lexuarat