Sonte në Leskovc zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të luhet në masa të rrepta policore dhe me praninë e një numri të vogël të publikut ,drejt;si ndanë rumuni Ishtvan Kovaç
E gjithë vëmendja e shqiptarëve nga e gjithë bota sonte është në stadiumin.
“Duboçica” në Leskovac ku do të zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026, mes Serbisë dhe Shqipërisë
Ekipi kombëtar nga dita e mërkurë është në Serbi , ndërsa mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore ku vërejt atmosfera pozitive. Para seancës stërvitore u mbajt pres konferenca zyrtare ku krahas Silvinjos ishte edhe mbrojtësi Elseid Hysaj,I cili kujtoi duelin e vitit 2014, teksa u shpreh se emocionet janë të mëdha dhe se ekipi kërkon vetëm fitore, duke eliminuar çdo opsion tjetër
“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë. Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër.
Masat e sigurisë janë njëjtë me herën e kaluar. Është diçka që e kanë për sigurinë e tyre. Na japin më shumë karikim neve .
Të them të drejtën është një kënaqësi të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj gjithmonë për ndeshjen dhe Kombëtaren. Besoj që jam vetëm për skuadrën, të tjerat i shohim mbrapa.
Të them të drejtën është e thjeshtë, sepse sa u nisëm nga hoteli në Tiranë dhe erdhëm këtu, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndeshja e nesërme.” deklaroi Hysaj
Sa i përket organizimit të ndeshjes, thuhet se janë angazhuar rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.
Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, thuhet se numri nuk do të kalojë mbi 4 mijë tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal.
Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet sonte me fillim në ora 20:45, n♪7 stadiumin Duboçca të Leskovcit, ndërsa drejtësi ndanë arbitri Ishtavan Kovaç nga Rumunia