Connect with us

Sport

SHQIPËRIA SONTE PËRBALLË SERBISË, SYNON FITOREN

Published

on

Sonte  në Leskovc zhvillohet ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026  mes Serbisë dhe Shqipërisë  e cila do të luhet  në masa të rrepta policore dhe me praninë e  një numri të vogël të publikut ,drejt;si ndanë rumuni Ishtvan Kovaç

  E gjithë vëmendja e shqiptarëve nga e gjithë bota sonte është në stadiumin.

“Duboçica” në Leskovac ku do të zhvillohet ndeshja  kualifikuese për Botërorin 2026,  mes Serbisë dhe  Shqipërisë

 Ekipi kombëtar nga dita e mërkurë është në Serbi , ndërsa mbrëmë kanë zhvilluar  seancën e  fundit stërvitore ku vërejt atmosfera  pozitive. Para seancës stërvitore u mbajt pres konferenca zyrtare  ku krahas  Silvinjos  ishte edhe mbrojtësi Elseid Hysaj,I cili kujtoi duelin e vitit 2014, teksa u shpreh se emocionet janë të mëdha dhe se ekipi kërkon vetëm fitore, duke eliminuar çdo opsion tjetër

 Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë. Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër.

Advertisement

Masat e sigurisë janë njëjtë me herën e kaluar. Është diçka që e kanë për sigurinë e tyre. Na japin më shumë karikim neve .

Të them të drejtën është një kënaqësi të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj gjithmonë për ndeshjen dhe Kombëtaren. Besoj që jam vetëm për skuadrën, të tjerat i shohim mbrapa.

Të them të drejtën është e thjeshtë, sepse sa u nisëm nga hoteli në Tiranë dhe erdhëm këtu, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndeshja e nesërme.” deklaroi  Hysaj

 Sa i përket organizimit të ndeshjes, thuhet se janë angazhuar rreth 5000 forca policie, të ardhura nga Beogradi, për të mbajtur rendin në zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe do të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse janë të lejuar rreth 6000 tifozë, thuhet se numri nuk do të kalojë mbi 4 mijë tifozë, për të garantuar sigurinë dhe kontrollin maksimal.

Advertisement

Ndeshja  Serbi – Shqipëri  luhet  sonte me fillim në ora 20:45, n♪7 stadiumin  Duboçca të Leskovcit, ndërsa  drejtësi ndanë arbitri Ishtavan Kovaç nga  Rumunia

 SHABAMN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E  PARË: VARDARI KAMPION VJESHTOR

Published

on

 Skuadra e Vardarit me  fitoren  e sotme  nda Makedonija Gj.P shpallet kampion vjeshte  për  sezonin 2025/2026, ndërsa  Struga  Trim Lum  vetëm me një pikë më pak   mbetet e dyta

Pas dy  ndeshjeve të javës së 16-të të sezonit vjeshtor, të zhvilluara sot në Kavadar mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum dhe në Gjorçe Petrov mes Makedonija  Gj.P – Vardari,   lideri në  renditjen e tabelës zyrtarisht  është kampion vjeshtor  me  42  pikë para  Struaga  Trim Lum që  ka  41 pikë

Në  stadiumin e Gjorçe Petrovit  ku  u  zhvillua ndeshja e  fundit e sezonit vjeshtor  Vardari  mundi  skuadrën vendase 2-1,  Të  parët  në epërsi  kaluan  vendasit  në  minutën e 53  me  golin e  Riaskos,  por  kjo  ishte e  tëra  që mund  të bëjnë vendasit  pasi  Vardari  gjithçka  përmbysi   për  vetëm  tre  minuta me  dy golat  që   realizoi  Azer Omeragiq  në  minutën e  62  dhe  66-të.  Vardari  sezonin vjeshtor  e përfundon  me 13  fitore  e  3 barazime me  42  pikë të grumbulluara

  Fitore  të rëndësishme sot shënoi edhe  Struga  Trim Lum në transfertë me  ekipin e Tikveshit  në Kavadar me  një gol  të bukur që e realizoi Memetriza  Hamza  në pjesën e parë .   Me  këtë  fitore  Struga  Trim  Lum  pjesën vjeshtore  të kampionatit  e  përfundoi me 13 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë  me gol averazhin më të mirë 42-11dhe me  41 pikë të grumbulluar.

 Ndeshjet  tjera  të  javës së 16-të zhvillohen sipas  orarit të paracaktuar

Advertisement
 
Shaban  Sinani-  TV Koha
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI – SHKËNDIJA KRYENDESHJE E JAVËS SË 16-të

Published

on

Derbi i  javës së 16-të të sezonit vjeshtor luhet nesër në Kumanovë mes  Bashkimit dhe Shkëndijës. Të dielën  takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera, ndërsa sezoni vjeshtor mbyllet të hënën me ndeshjen Arsimi – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora  13:00

 Pas  plotë  17  viteve  nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë   sërish  në një ndeshje  kampionate  të Ligës  së parë  do të  përballen   Bashkimi vendas  dhe kampioni në fuqi  klubi i futbollit Shkëndija. Për   tifozët  vendas dhe jo vetëm  ky  duel  i dy skuadrave  që  gjenden e në ,pjesën e epërme në renditjen e tabelës ka zgjuar  interesim të  madh  ndaj edhe  pritet që në tribunat  e stadiumit  të pranishëm të jenë  numër i madh  i  tifozëve.  Skuadra  vendase në këtë ndeshje do të zbres pas dy disfatave të njëpasnjëshme në Kavadar nga Tikveshi  3-0 dhe  ndeshja e javës  së 15-të kundër  Struga Trim Lum 6-0 .  Bashkimi  me  6  fitore, 4 barazime dhe  5  disfata  aktualisht  mbanë pozitën e pestë në tabelë me  22 pikë. Nga ana tjetër  ekipi i  Shkëndijës  të hënën kundër Rabotniçkit  regjistroi  fitoren e  10  sezonale dhe me  3  barazime e 2 humbje  mbanë pozitën e tretë  me 33 pikë  minimale  kundër Rabotniçkit në  Tetovë.   Futbollisti  Klisman  Cake  para   seancës së  fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme  kundër  bashkit  në Kumabnovës u  shprehë optimist  se  ekipi i  tij  do të  japë më të mirën e  mundshme

 ‘’ besoj se  skuadra  do jetë gati. Është ndeshja e  fundit  për ne në këtë gjysmë sezon  për  kampionatin pasi  dihet  që  kemi edhe  dy  loja të Evropës. Por  besoj se  skuadra  do të jetë gati do shkojmë në Kumanovë  ku na  pret një ndeshje e vështirë , por do shkojmë ta mbyllim si duhet dhe me nderë këtë  gjysmë stinor’’ deklaroi   futbollisti i  Shkëndijës Klisman Cake

  Shkëndija  për  të  mbajtur  hapin  për të mbrojtur titullin  kampion nga  Kumanova  duhet të  kthehet   me pikë të plota. Cake  thotë se  jemi janë më të uritur  se në ndeshjet tjera që  nga  Kumanova të kthehen me rezultat pozitiv.

 ’Patjetër  që po, për  momentin e  shohë skuadrën e shohë më të uritur  se  ndeshje  e tjera. Duam të mbyllim me  sukses  këtë gjysmë sezon dhe  duam të vazhdojmë  garën për  titull ‘’ tha  futbollisti Cake

Advertisement

  Ndeshja  Bashkimi – Shkëndija luhet  nesër  në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me  fillim në ora 13:00.  Ndërkohë që  të  dielën  po  në orën 13:00,  takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera , ndërsa java e 16-të  mbyllet  të  hënën me ndeshjen që do të zhvillohet në Gostivar  mes  Arsimit  dhe  Pelisterit që ështe edhe ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor  në Ligën e parë.   

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NBA: KRYESOJNË OKLAHOMA NË PERENDIM DHE DETROPIT NË LINDJE   

Published

on

Nëntë ndeshjet  e  zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit prodhuan katër fitore për ekipet vendase dhe pesë për ato mysafire. Oklahoma  kryeson Perëndimin me 22 fitore e vetën një humbje, ndërsa Detroit  kryeson Lindjen me 17 fitore e 5 disfata

Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka  vazhduar edhe sot me 9-të ndeshje  të  zhvilluara  sipas  orarit të paracaktuar  ku vendasit  shijuan  fitoren vetëm  në katër duele ndërsa ekipet mysafire ishin më të mirë në pesë ndeshjet  tjera

Skuadra e Denver iu rikthye  fitoreve meqë  sot arritën  të  mundin në transfertë  skuadrën  Indiana me rezultatin  bindës  135-120.  Lojtari më efikas  në këtë  përballje  ishte Jamal Murray  realizoi 52  pikë  duke  realizuar  edhe 10 trepikësh, ndërsa  Nikolla Jokiq  në këtë ndeshje  ka realizuar  vetëm  24 pikë, 8 kërcime dhe  13 asiste Dallas ka  shënuar fitore  në përballjen me Miamin me rezultatin 118-108.  Lojtari  më efikas  në  këtë përballje  ishte  debutuesi Cuper Fleg i  cili realizoi  22 pikë dhe gjashtë kërcime.

Los Anxhelos  Clippers  me  fitoren  e  sotme kundër  Atlantas  i dhanë  fund  serisë së humbjeve . Clippers  sot  shënuan  fitore në transfertë  me  rezultatin 115-92 kundër Atlantas. Harden ishte më efikas  me 27 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Leonard shënoi 21 pikë për ekipin fitues.  Fitore  në  cilësinë e vendasit  kanë regjistruar edhe Nju Jork, Hjustoni dhe  Milvoki, ndërsa  në transfertë  kanë  fituar  Portland, San Antonio  dhe Bruklin,

Tabelën në Konferencën  Perëndim e kryeson  Oklahoma    me  21  fitore e  1  humbje, ndërsa  në Lindje  kryeson Detroit me  17 fitore e 5  disfata.

Advertisement

 Rezultatet:

Cleveland – Portland 110-122,

Indiana – Denver 120-135,

Orlando – San Antonio 112-114,

Atlanta – LA Clippers 92-115,

Advertisement

Nju York – Charlotte 119-104,

Chicago – Brooklyn 103-113,

Houston – Sacramento 121-95,

 Milwaukee – Detroit 113-109,

Dallas – Miami 118-108.\

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

 

Continue Reading

Më të lexuarat