Site icon Tetova Expres

KOSOVA MUNDI SUEDINË EDHE NË GETEBORG

 Përfaqësuesja e Kosovës   mbrëmë  në Getegorg  mundi  1-0  Suedinë  dhe është  shumë pranë për të  siguruar  kualifikimin në play off  për  Botërorin 2026. Sllovenia dhe  Zvicra  janë dy shpresat e fundit  për të  siguruar play off-in 

 Kosova ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha dhe më të rëndësishme deri më sot.. Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë në Goteborg mundi Suedinë me rezultatin 1-0 me një gol të artë që e realizoi Fisnik Asllani në minutën e  32-të pjesës së parë  Kosova  ishte  më  dominuese gjatë gjithë lojës  prandaj  në asnjë mënyrë nuk mund  të thuhet  se  ka  qenë  fitore  rastit

Me këtë fitore Kosova ka bërë një hap shumë të rëndësishëm për pozitën e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026, kur  kemi  para  sysh se mbrëmë në Lubjanë  Sllovenia barazoi me  Zvicrën  pa gola 0-0

Pa  ndeshjeve të mbrëmshme  Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, para  Kosovës që ka  7, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me 3 pikë. Suedia mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pike.. Fati  i  Kosovës  për pozitën e dytë në  grupin  15 nëntor  kur  do të përballet me  Slloveninë në Lubjanë dhe më 18  nëntor  me  Zvicrën në Prishtinë.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

 

Exit mobile version