Sport
KOSOVA MUNDI SUEDINË EDHE NË GETEBORG

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë në Getegorg mundi 1-0 Suedinë dhe është shumë pranë për të siguruar kualifikimin në play off për Botërorin 2026. Sllovenia dhe Zvicra janë dy shpresat e fundit për të siguruar play off-in
Kosova ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha dhe më të rëndësishme deri më sot.. Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë në Goteborg mundi Suedinë me rezultatin 1-0 me një gol të artë që e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të pjesës së parë Kosova ishte më dominuese gjatë gjithë lojës prandaj në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se ka qenë fitore rastit
Me këtë fitore Kosova ka bërë një hap shumë të rëndësishëm për pozitën e dytë në Grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026, kur kemi para sysh se mbrëmë në Lubjanë Sllovenia barazoi me Zvicrën pa gola 0-0
Pa ndeshjeve të mbrëmshme Zvicra udhëheq me dhjetë pikë, para Kosovës që ka 7, ndërsa Sllovenia mbetet e treta me 3 pikë. Suedia mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pike.. Fati i Kosovës për pozitën e dytë në grupin 15 nëntor kur do të përballet me Slloveninë në Lubjanë dhe më 18 nëntor me Zvicrën në Prishtinë.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
VIDEO/ Plas gallata në kualifikueset e Botërorit, një mi ndërpret ndeshjen dhe portieri Kortua vendoset pas tij

Një episod gazmor u regjistrua në pjesën e dytë, kur u ndërpre edhe ndeshja për pak çaste. Ishte minuta e 66-të, kur një mi po shëtiste në fushën e blertë.
Tibo Kortua pas miut: (VIDEO)
Sport
LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 15 PIKË MAKSIMALE

Katër fitore të ekipeve vendase dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 22 gola të shënuar është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 5-të në Ligën e tretë Perëndim. Klubi i futbollit Kamjani kryeson me 15 pikë maksimale
Liga e tretë në Grupin Perëndim, ka vazhduar gjatë fundjavës me ndeshjet e xhiros së 5-të të sezoni vjeshtor. Ekipet favorite edhe kësaj radhe nuk kanë lejuar befasi. Derbi lokale qytetit në Kërçovë mes Vëllazërimit dhe Napredokut ka përfunduar me fitoren e thellë 4-1 për vendasit, fitore të sigurt në cilësinë e mysafirit ka shënuar ekipi i Renovës në përballjen me Lubotenin, Skënderbeu në Poroj mundi Zajazin 3-0, ndërsa Kamjani me rezultatin minimal 1-0 mundi Xhepçishtin.
Pas javës së pestë tabelë në Ligën e tretë Perëndim e kryeson Kamjani me 15 pikë.
Rezultatet e xhiros së 5-të: Dobroshti – Vardari Bërvenicë 1-4, Vllazërimi – Napredoku 4-1, Skënderbeu – Zajazi 3-0, Kamjani – Xhepçishti 1-0, Luboteni – Renova 1-3, Drita – Reçica 3-1
Shaban Sinani – TV KOHA
Sport
KAZAKISTANI SHUAN SHPRESAT E MAQEDONISË PËR KUALIFIKIM

Maqedonia e Veriut pas barazimit të mbrëmshëm kundër Kazakistanit 1-1 në Shkup, tani shansin e fundit për të mbetur në pozitën e dytë e ka duelin në Kardif kundër Uellsit në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026
Përfaqësuesja e Maqedonisë e futbollit barazoi 1-1 kundër Kazakistanit, ndërsa Belgjika festoi në Karrdif kundër Uellsit 4-2, që do të thotë se pothuajse me siguri humbi shanset për vendin e parë, por pozicioni i dytë në grup është ende në lojë dhe ka disa kombinime për këtë dhe gjithsesi se ndeshja e fundit në Kardif kund;r Uellsit do të japë përgjigjen e fundit. Barazimi me Kazakistanin vërtet është një zhgënjim për të gjithë ne pasi tifozët që ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit pritnin lojë më të mirë dhe fitore. Goli i sulmuesit mysafir Karaman tronditi radhët e përfaqësueses tonë por fatmirësisht projektili i Enis Bardhit nga goditja e lirë ktheu sadopak shpresat për të fituar por në fund u deshtë që të kënaqemi me barazimin.
Ndeshja nuk nisi mirë për ekipin e Blagoja Milevskit, i cili ndau përshtypjet e tij në një konferencë për media pas ndeshjes.
“Nëse do të mundja, do të ndryshoja formacionin titullar dhe disa nga lojtarët. Nuk u habitëm nga Kazakistani, por kishim pak kohë për analizë. Plani ishte të imponoheshim me një taktikë të caktuar, por nuk funksionoi, kështu që bëmë zëvendësime në pushimin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte tashmë fytyra e vërtetë e Maqedonisë. Miovski u detyrua të luante në një pozicion anësor, por duhej të bëhej një korrigjim shpejt. Nëse nuk do ta kishim ndryshuar sistemin, do të më duhej të bëja një zëvendësim në minutën e 15-të“, vuri në dukje Milevski.
Në ndeshjen tjetër të Grupit J, Belgjika në Kardif mundi Uellsin 4-2 dhe merë kryesimin me 14 pikë para Maqedonisë me 13 pikë, Uellsi me 10, Kazakistani me 7 dhe Lihtenshtajni me 0 pikë. Në ndeshjet e radhës më 14 nëntor takohen: Kazakistani – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Uellsi, ndërsa më 18 nëntor takohen: Uellsi – Maqedonia dhe Belgjika Lihtenshtajni
SHABAN SINANI – TV KOHA