Site icon Tetova Expres

SHQIPËRIA FITOI 4-2 MIQËSOREN ME JORDANINË

Pas fitores  kundër Serbisë  më  11 tetor, Kombëtarja  shqiptare mbrëmë me  një lojë të shkëlqyeshme  fitoi miqësoren  kundër  Jordanisë 4-2. Në këtë ndeshje  ka debutuar edhe  futbollisti  i Shkëndijës, Klisman Cake.

 Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania” para  një  numri  të konsiderueshëm të publikut afro 10 mijë të pranishëm në  tribuna ndaj Jordanisë, duke fituar me përmbysje me rezultatin  4-2.  Publiku  edhe  njëherë  përshëndeti  kombëtaren për fitoren e madhe kundër Serbisë në ndeshjen kualifikuese  për  Botërorin 2026.  Autor  të golave  për  kombëtaren  Shqiptare  ishin Abualnadi autogol,  Armando Broja, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami, ndërsa  golat  për Jordaninë i realizuan Al Rashdan dhe Ali Olwan

Trajneri  Sylvinjo në këtë ndeshje  në  lojë  e  ka  inkuadruar edhe  debutuesin  mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovë Klisman  Cake  i  cili  pas  ndeshjes i  emocionuar  për  debutimin e tij  tha  se tani iu  realizua  endura që ka pasur  që nga mosha më e re  .

‘’ Jashtë zakonisht ishte  i mirë debutimi i mirë, me  rëndësi  kompletua edhe me fitore që e zbukuroi akoma më shumë dhe dua të them se jam shumë i emocionuar Jam shumë i emocionuar  që  si  fëmijë si i vogël  kur  luaja  nëpër rrugë e  kisha  ëndur që një ditë të vesh fanellën e kombëtares dhe tani u realizua kjo ëndur që jam shumë, shumë i lumtur. Që në trening e kam e kam vërejt këtë gjë  ta  bënin jetën  shumë më të thjeshtë si thënë  dhe  i kisha  shumë kollaj me luajt me lojtarë të këtij niveli”  deklaroi futbollisti Klisman Cake

Pas kësaj ndeshje kombëtarja do  të duhet përgatitet për dy ndeshjet e  fundit kualifikuese të grupit K, kundër Andorrës më 13 nëntor në transfertë  dhe Anglisë më 16 nëntor  në ‘’Air Albania’’  në Tiranë.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version