Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: DERBI LIRIA – STRUMICA LUHET NË TETOVË

Nesër  në  program  janë pesë ndeshje  të  xhiros së dytë  të sezonit vjeshtor  në  Ligën e parë të volejbollit  për  meshkuj. Në Tetovë takohen  Liria – Strumica dhe  Shkëndija –Vesna Probishtip

 Kampionati  i volejbollit në kategorinë e meshkujve  vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së dytë. Qyteti i Tetovës edhe kësaj radhe  është  nikoqire e dy ndeshjeve  kampionate pasi përballen Liria – Strumica  dhe  Shkëndija – Vesna Probishtip.  Skuadra  nga  Zherovjani paralajmëron  se nuk  do të dorëzohet  para  kampionit  në  fuqi  por përkundrazi do të mundohet që t’ia prish  hesapet  duke  u  bazuar në dy përforcimet  nga  Gjeorgjia. Ndeshja  Liria – Strumica  luhet  nesër  me  fillim në ora  16:00, te  salla e shkollës  fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë.

Klubi i volejbollit  Shkëndija  pas disfatës  në  xhiron  e parë  në  derbin lokal  me  Universitetin e Tetovës, nesër maksimalisht e mobilizuar do  të luaj  për të marrë tre  pikët në përballjen me Vesna Probishtip. Takimi Shkëndija – Vesna Probishtip  luhet  nesër me  fillim në ora 18:00 te salla  sportive e gjimnazit në Tetovë.

Skuadra e tretë tetovare klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ndeshjen me Janta Volej  do ta zhvillon të martën në Shkup.

Në xhiron e dytë, takohen: Shkëndija  – Vesna Probishtip, Liria – Strumica, Skopje – UGD Shtipi, Rabotniki – Boreci, Makedonija Xhio – Susheva, ndeshja  Janta Volej – Universiteti Tetovës luhet  të martën m ë 4 nëntor

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version