Sport
VOLEJBOLL: DERBI LIRIA – STRUMICA LUHET NË TETOVË
Nesër në program janë pesë ndeshje të xhiros së dytë të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Në Tetovë takohen Liria – Strumica dhe Shkëndija –Vesna Probishtip
Kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së dytë. Qyteti i Tetovës edhe kësaj radhe është nikoqire e dy ndeshjeve kampionate pasi përballen Liria – Strumica dhe Shkëndija – Vesna Probishtip. Skuadra nga Zherovjani paralajmëron se nuk do të dorëzohet para kampionit në fuqi por përkundrazi do të mundohet që t’ia prish hesapet duke u bazuar në dy përforcimet nga Gjeorgjia. Ndeshja Liria – Strumica luhet nesër me fillim në ora 16:00, te salla e shkollës fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë.
Klubi i volejbollit Shkëndija pas disfatës në xhiron e parë në derbin lokal me Universitetin e Tetovës, nesër maksimalisht e mobilizuar do të luaj për të marrë tre pikët në përballjen me Vesna Probishtip. Takimi Shkëndija – Vesna Probishtip luhet nesër me fillim në ora 18:00 te salla sportive e gjimnazit në Tetovë.
Skuadra e tretë tetovare klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ndeshjen me Janta Volej do ta zhvillon të martën në Shkup.
Në xhiron e dytë, takohen: Shkëndija – Vesna Probishtip, Liria – Strumica, Skopje – UGD Shtipi, Rabotniki – Boreci, Makedonija Xhio – Susheva, ndeshja Janta Volej – Universiteti Tetovës luhet të martën m ë 4 nëntor
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
PESHËNGRITJE: ENKILEDA CARJA SHPALLET KAMPIONE E TREFISHTË E EUROPËS
Në kampionatin euroopian të peshëngritjes për të rijë, Enkileda Carja ka është shpallur kampione e trefishtë europiane.
Peshëngritësja e talentuar e Klubit shumësportesh Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Kampionatin Evropian për të Rinj dhe U-23, që po zhvillohet në Durrës.
Carja dha një paraqitje spektakolare, duke thyer tre rekorde evropiane në kategorinë 63 kg për të rijë dhe madje edhe një rekord bote në shkëputje për të rijë .
Carja i realizoi me sukses të gjashta provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje, 118 kg në shtytje dhe 216 kg në dygarësh, duke shfaqur një performancë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.
Me këtë paraqitje, Enkileda Carja përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total.
Ky është një sukses i madh për talenten e Teutës, por edhe për trajneren e saj të palodhur, Eglantina Kalemi.

Sport
LIGA E PARË: KOMPLETOHET RRETHI I PARË I KAMPIONATIT 2025/26
Me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor u kompletua edhe rrethi i parë i kampionatit 2025/2026 në Ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Lider doli ekipi i favorizuar Vardari me 27 pikë, para Struga Trim Lum që ka 26 dhe Shkëndija e lodhur në garat evropiane me 24 pikë.
Java e 11-të e sezonit vjeshtor solli 1 fitore të vendasve, 3 barazime dhe dy fitore për ekipet mysafire me gjithësejt 17 gola të shënuar
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave mes Vardarit dhe Sileksit e cila zgjati jo më pakë se 101 minutë fituese doli Vardari 2-1 me golin e fitores që u shënua nga penaltia në sekondat e fundit apo më mirë thënë në minutën e 101 me autor Mato. Ndryshe golin e parë për Vendasit e realizoi Azar Omeragiq, ndërsa për Sileksin e shënoi Hrvanoviq . Për ndeshjen në fjalë dhe referimin ka kritika të shumta por aktivi i referëve në kuadër të FFM-s ka dal me vlerësim për dy momentet dyshimta dhe ka vlerësuar se arbitri ka pasur të drejtë!
Shkëndija në transfertë me AP Brera në Strumicë u kthye me fitore shumë të rëndësishme 2-3 edhe pse në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy golave në pjesën e dytë situata në terren ndryshoi, por megjithatë tre pikët erdhën në Tetovë . Pas kësaj ndeshje trajneri Beqiri ishte i kënaqur me tre pikët por jo edhe me mënyrën si u pranuan golat
“Tre pikë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me luftën e futbollistëve në fushë gjatë 90-të minutave dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si i pësuam golat. Pasi një skuadër me eksperiencë, siç është skuadra jonë, nuk do të duhet të tolerojë kështu lloj gabimesh të këtij niveli të sotëm. Dua të përmendi edhe atë, se më e rëndësishmja për momentin është që sot marrim tre pikë, pas humbjes të hënën.” deklaroi Jeton Beqiri
Sport
SHKËNDIJA KTHEHET ME TRE PIKË NGA STRUMICA
Shkëndija shënoi fitore 3-2 kundër AP Brera në Strumicë në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të javës së 11-të të sezonit vjeshtor
Sot në kuadër të xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë, në stadiumin ‘’Bllagoja Istatov’’ në Strumicë u zhvillua ndeshja mes AP Brera dhe Shkëndijës së Tetovës . Pas 90 minutave lojë mjaftë interesante dhe e pa parashikueshme deri në fund, takimi përfundoi me rezultatin fitues doli skuadra tetovare me rezultatin 2-3
Shkëndija në pjesën e parë me golat e Fiton Ademmit dhe vane Kërstevskit ishte në epërsi 0-2, mirëpo në pjesën e dytë vendasit arritën të shënojnë dy gola me autor Ndzenge i cili huqi edhe një penalti, ndërsa Shkëndija realizoi një gol me autor Endrit Krasniqi. Në minutat e fundit të ndeshjes u vërejt iniciativë maksimale vendasve por fatmirësisht nuk arritën të konkretizojnë raste e krijuar.
Pra epilogu përfundimtar i ndeshjes AP Brera 2, Shkëndija 3. Pra e rëndësishmja e kësaj ndeshja padyshim se është fitorja dhe tre pikët . ndërsa për lojë e treguar gjithsesi se stafi teknik do të analizoi ditëve në vijim sidomos repartin e mbrojtjes
Me tre pikët e sotme Shkëndija me 24 pikë vazhdon të mbetet në mesin e skuadrave më serioze për kreun e tabelës.
Kujtojmë se dje pasdite në Manastir Pelisteri dhe Tikveshi luajtën me barazim pa gola 0-0. Kujtojmë se sezoni vjeshtor vazhdon që të hënën me ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të që luhet në Gostivar mes Arsimit dhe Bashkimit
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

