Site icon Tetova Expres

MILEVSKI: DO TË PËRPIQEMI TË PROVOJMË DISA OPSIONE

Reprezentacioni i  Maqedonisë nesër zhvillon ndeshje miqësore  kundër  Letonis në arenën ‘Todor Proeski’’ me fillim në ora 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët është falas.

 Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë në futboll nesër do të luajë një ndeshje miqësore kundër Letonisë në kuadër  të përgatitjeve  për ndeshjen kualifikuese për  Botërorin  2026, kundër  Uellsit  në Kardif më 18 nëntor, ku me fitore  apo  eventualisht edhe me  barazim  do të  siguronte  pozitën e dytë në grupin J, pas  Belgjikës 

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, para  mediumeve  theksopi se nuk do të kursejë asnjë përpjekje, por do të provojë edhe disa variante para ndeshjes së fundit në grupin kualifikues, e cila do të vendosë për play-off-in për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

 ‘’ Sa  i përket ndeshjes me  Letoninë nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardiff. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”tha trajneri Blagoja Milevski :

 Ndërsa  futbollisti Darko Çurlinov i cili pritet ti paraprij repartit të sulmit tha se nuk ka ndeshje miqësore për ne kur luajmë për Maqedoninë, pasi kjo ndeshje i paraprinë ndeshjes më të rëndësishme kundër Uellsit në Kardif, ku Maqedonia ka  rastin të sigurojnë play offin për kualifikim në Botërorë

Advertisement

Kur luajmë për Maqedoninë, nuk ka ndeshje miqësore. Çdo ndeshje për Maqedoninë, rezultati është përparësi. Atmosfera është e shkëlqyer, kemi një shans për t’u kualifikuar për Kupën e Botës. Shpresoj se do të japim maksimumin tonë në dy ndeshjet e ardhshme, dhe do të kontribuojmë për këtë në fushën për të cilën jemi marrë vesh. Është e rëndësishme që të hyjmë siç duhet në ndeshjen tjetër. Një fitore do të jetë një motiv plus për ne para ndeshjes me Uellsin, dhe ndihemi më mirë çdo herë që fitojmë”, tha Çurlinov.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka  njoftuar opinionin  se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Ndeshja miqësore Maqedoni – Letoni, luhet nesër në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në Shkup me  fillim në ora  18:00

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version