Site icon Tetova Expres

ATMOSFERË FESTIVE NË “AIR ALBANIA” FITON ANGLIA

Shqipëria me  humbje kundër Anglisë ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.

 Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.

 Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.

Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.

Advertisement

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.

Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol. Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti  që do të hidhet të enjten për fazën play off.

Por tashmë është e konfirmuar që Shqipëria  do të jetë në vazon e tretë që do të  nuk  ka  gjasa  të ketë përballje me  Kosovën në play-offin e kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo u bë e ditur me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria mbeti pa gjasa që të dalë në vazon e dytë. 

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version