Sport
ATMOSFERË FESTIVE NË “AIR ALBANIA” FITON ANGLIA
Shqipëria me humbje kundër Anglisë ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten.
Kombëtarja shqiptare u mposht 0-2 nga Anglia në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Botërorit.
Kuqezinjtë kanë mbyllur me humbje një rrugëtim pozitiv, që kulmoi me kualifikimin historik në “play off”.
Ndaj anglezëve, Shqipëria tregoi një paraqitje të mirë, në pjesën e parë, por edhe në fillimin e së dytës.
Fraksioni i parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Fraksioni i dytë, nisi me mundësi të mira për Hoxhën dhe Bajramin, që nuk i shfrytëzuan si duhej.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-të, kur Harry Kane përfitoi nga një goditje këndi dhe zhbllokoi sfidën. Tetë minuta më vonë, sulmuesi shënoi edhe të dytin me kokë, pas një krosimi të marrë nga Rashford.
Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Anglia kualifikohet në Botëror si kryesuese me 24 pikë, por pa pësuar asnjë gol. Kështu Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti që do të hidhet të enjten për fazën play off.
Por tashmë është e konfirmuar që Shqipëria do të jetë në vazon e tretë që do të nuk ka gjasa të ketë përballje me Kosovën në play-offin e kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo u bë e ditur me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria mbeti pa gjasa që të dalë në vazon e dytë.

Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!
Tre fitore të vendasve dhe tre fitore të ekipeve mysafire është epilogu u gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë meshkujve
Në ndeshjen mes dy skuadrave spanjolle ekipi mbretëror i Real Madridit ka shënuar fitore të sigurt në transfertë kundër ekipit Baskonia 86-104. Reali pas startit katastrofal ku pati tre disfata të një pasnjëshme tani me 5 fitore radhazi renditet i gjashti në tabelë.
Fitore në transfertë ka regjistruar edhe Barcelona kundër Bayernit me rezultatin 88-84 si dhe Parisi kundër Dubait me shifrat 99-93.
Valencia në cilësin e vendasit ka mposhtur Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir Milanon 80-75 dhe Crevena Zvezda ka mposhtur Makabi Tel Aviv me rezultatin 100-78.
Pas raundit të tetë kryeson Panathinaikosi me 7 fitore e 1 disfatë e ndjekur nga Valencia dhe Fenerbahçe që kanë nga 6 fitore e dy humbje
Baskonia – Real Madrid 86 -104
Valencia – Fenerbahce 86-78
Panathinaikos – Milano 80 -75
Bayern – Barcelona 84 – 88
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv 100 –78
Dubai – Parisi 93 – 99
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI
Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.
Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.
Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.
Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.
Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin vjeshtor.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.
Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.
Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

