Site icon Tetova Expres

DRITA AFËR FAZËS SË ELIMINIMIT DIREKT NË CONFERENCE LEAGUE

Drita e  Gjilanit shënoi fitore të  rëndësishme 1-0  kundër  Shkëndijës  në  një  atmosferë  festive  që  krijuan  tifo grupet ‘’Intelektualët’’ dhe ‘’Ballistët’’ na   tribunat e stadiumit ‘’Fadil Vokri në Prishtinë. Me  këtë  fitore  skuadra e Dritës  ka  siguruar  kualifikim në  fazën tjetër në Konferencë Liga

 Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit  mbrëmë  mundi ekipin e Shkëndijës  1-0, në një  atmosferë spektakolare  dhe festive që krijuan mbi 8 mijë tifozë të pranishëm  në  tribunat e  stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë së bashku me dy tifo  grupet ‘’Intelektualët’’ e Dritës dhe ‘’Ballistët’’  e Shkëndijës. Tifo grupi “Ballistët” dhe ai “Intelektualët shpalosën banerët që  i kishin  përgatitur  enkas  për këtë ndeshje. Të  pranishëm në  këtë ndeshje ishin e dhe kryeministri në detyrë i Kosovës  Albin Kurti, kryetari i Komunës së Tetovës  Bilall Kasami, pronari i Kompanisë ‘’Ecolog’’ Lazim Destani  dhe shumë  të tjerë. Gjatë  90 minutave  lojë  ishin  kuqezinjtë tetovar  të  cilët dominuan  ndeshjen dhe krijuan disa  raste  për  të shënuar por  një  pakujdesi  i  repartit  të mbrojtjes në  minutën e  20-të  e  shfrytëzoi  Arb Manaj doli  që të jetë  epilogu  përfundimtar i këtij takimi të raundit të katërt  në fazën e ligës të UEFA Konferencë Liga.

Pas  ndeshjes trajneri i  Dritës  Zekirja  Ramadani ishte kënaque  me fitoren e rëndësishme  dhe  shumë i  emocionuar me  atmosferën e krijuar nga  tifo grupet

 ‘’Një  fitore  e merituar, një  fitore e luftuar nga  dy skuadrat . I përgëzoj edhe  futbollistët e mij  por edhe të Shkëndijës. Me  të vërtet  një ndeshje shumë e vështirë në aspektin psikologjik. E thash edhe në konferencë  para  ndeshjes  se ishte  jë ndër  ndeshjet më të vështira në këtë fazë të grupeve .I  uroj  futbollistët për fitoren. Nuk ishte spektakli brenda  në  fushë e  pat  edhe vetë ishte  luftë sportive  angazhim nga  dy  ekipet por  spektaklin e bënë  dy  tifozeritë. I përgëzoj edhe Ballistët edhe Intelektualët për këtë atmosferë të jashtë zakonshme’’  deklaroi Zekirja Ramadani pas  ndeshjes

 Trajneri Jeton  Beqiri gjithsesi se i pakënaqur me  rezultatin e  ndeshjes por  i  emocionuar  nga  atmosfera e krijuar  uroj  ekipin e Dritës  duke  i dëshiruar suksese edhe në ndeshjet  tjera

Advertisement

  Dua të uroj ekipin e Dritës për fitoren dhe i dëshiroj sukses më tutje. Ne ishim dominues gjatë 90-të minutave, por në këto gara, në këto nivele, për momentin kur pranohet gol ashtu si pranuam ne, një gol shumë të lehtë, do të thotë nuk mund të shpresosh për rezultat më pozitiv. Pavarësisht se kishim shumë kohë për të reaguar, pavarësisht dominimit në lojë, krijuam disa raste dhe në momente të veçanta ishim edhe të pafat, por megjithatë ekipi me përvojë i Dritës arriti të menaxhoj ndeshjen dhe morën tre pikët për të cilët unë i përgëzoj.” Deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Sa i përket  gjasave  që  skuadra  tetovare të  siguron kualifikim në fazën tjetër  trajneri Beqiri tha se gjithmonë duhet shpresuar

 “Besoj që derisa ekzistojnë mundësitë matematikore, pavarësisht se çdo kundërshtar në këto nivele është kundërshtar është i fortë, ne do të tentojmë të marrim pikë, të cilat do të na mundësojnë pastaj edhe kualifikimin.” Tha  trajneri Beqiri

Në raundin e  pestë  ekipi  Drita  është  nikoqire e ekipit AZ Alkmaar , ndeshja  luhet më  11 dhjetor  në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, ndërsa  Shkëndija  është nikoqire e Sllovan Bratisllava  Pas raundit të  katërt  tabelën e Konferencë Ligës e kryesojnë Samsunsport dhe Strasburg  me nga  10  pikë,  Drita e  Gjilanit  aktualisht është  në pozitën e  tetë me  8 pikë, ndërsa  ekipi  i Shkëndijës  me  4 pikë  është  në pozitën e  25-të,

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Exit mobile version