Lajme nga vendi
DRITA AFËR FAZËS SË ELIMINIMIT DIREKT NË CONFERENCE LEAGUE
Drita e Gjilanit shënoi fitore të rëndësishme 1-0 kundër Shkëndijës në një atmosferë festive që krijuan tifo grupet ‘’Intelektualët’’ dhe ‘’Ballistët’’ na tribunat e stadiumit ‘’Fadil Vokri në Prishtinë. Me këtë fitore skuadra e Dritës ka siguruar kualifikim në fazën tjetër në Konferencë Liga
Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit mbrëmë mundi ekipin e Shkëndijës 1-0, në një atmosferë spektakolare dhe festive që krijuan mbi 8 mijë tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë së bashku me dy tifo grupet ‘’Intelektualët’’ e Dritës dhe ‘’Ballistët’’ e Shkëndijës. Tifo grupi “Ballistët” dhe ai “Intelektualët shpalosën banerët që i kishin përgatitur enkas për këtë ndeshje. Të pranishëm në këtë ndeshje ishin e dhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, pronari i Kompanisë ‘’Ecolog’’ Lazim Destani dhe shumë të tjerë. Gjatë 90 minutave lojë ishin kuqezinjtë tetovar të cilët dominuan ndeshjen dhe krijuan disa raste për të shënuar por një pakujdesi i repartit të mbrojtjes në minutën e 20-të e shfrytëzoi Arb Manaj doli që të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi të raundit të katërt në fazën e ligës të UEFA Konferencë Liga.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës Zekirja Ramadani ishte kënaque me fitoren e rëndësishme dhe shumë i emocionuar me atmosferën e krijuar nga tifo grupet
‘’Një fitore e merituar, një fitore e luftuar nga dy skuadrat . I përgëzoj edhe futbollistët e mij por edhe të Shkëndijës. Me të vërtet një ndeshje shumë e vështirë në aspektin psikologjik. E thash edhe në konferencë para ndeshjes se ishte jë ndër ndeshjet më të vështira në këtë fazë të grupeve .I uroj futbollistët për fitoren. Nuk ishte spektakli brenda në fushë e pat edhe vetë ishte luftë sportive angazhim nga dy ekipet por spektaklin e bënë dy tifozeritë. I përgëzoj edhe Ballistët edhe Intelektualët për këtë atmosferë të jashtë zakonshme’’ deklaroi Zekirja Ramadani pas ndeshjes
Trajneri Jeton Beqiri gjithsesi se i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes por i emocionuar nga atmosfera e krijuar uroj ekipin e Dritës duke i dëshiruar suksese edhe në ndeshjet tjera
“Dua të uroj ekipin e Dritës për fitoren dhe i dëshiroj sukses më tutje. Ne ishim dominues gjatë 90-të minutave, por në këto gara, në këto nivele, për momentin kur pranohet gol ashtu si pranuam ne, një gol shumë të lehtë, do të thotë nuk mund të shpresosh për rezultat më pozitiv. Pavarësisht se kishim shumë kohë për të reaguar, pavarësisht dominimit në lojë, krijuam disa raste dhe në momente të veçanta ishim edhe të pafat, por megjithatë ekipi me përvojë i Dritës arriti të menaxhoj ndeshjen dhe morën tre pikët për të cilët unë i përgëzoj.” Deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Sa i përket gjasave që skuadra tetovare të siguron kualifikim në fazën tjetër trajneri Beqiri tha se gjithmonë duhet shpresuar
“Besoj që derisa ekzistojnë mundësitë matematikore, pavarësisht se çdo kundërshtar në këto nivele është kundërshtar është i fortë, ne do të tentojmë të marrim pikë, të cilat do të na mundësojnë pastaj edhe kualifikimin.” Tha trajneri Beqiri
Në raundin e pestë ekipi Drita është nikoqire e ekipit AZ Alkmaar , ndeshja luhet më 11 dhjetor në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, ndërsa Shkëndija është nikoqire e Sllovan Bratisllava Pas raundit të katërt tabelën e Konferencë Ligës e kryesojnë Samsunsport dhe Strasburg me nga 10 pikë, Drita e Gjilanit aktualisht është në pozitën e tetë me 8 pikë, ndërsa ekipi i Shkëndijës me 4 pikë është në pozitën e 25-të,
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

