Katër fitore të vendasve dhe një të ekipit mysafirë është epilogu i javës së tetën në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Derbi tetovar Liria – Shkëndija i takoi ekipit nga Zherovjani. UGD Shtipi kryeson tabelën me 24 pikë maksimale.
Mbrëmë janë zhvilluara ndeshjet e xhiros së tetë të sezonit vjeshtor në ligën e pare volejbollit në kategorinë e meshkujve ku katër fitore kanë shënuar vendasit, ndërsa vetëm një skuadra mysafire. Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në sallën e shkollës fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë aty ku ekipi Liria e Zherovjanit shënoi fitore të sigurt në përballjen me ekipin Shkëndija me rezultatin 3-1 në sete 25-22, 11-25, , 25-21 dhe 25-19. Rezultati i seteve dëshmon se loja la qenë e barabartë por fati dhe dëshira më e madhe për fitore e vendasve ka qenë vendimtare për epilogun e ndeshjes..
Fitore të sigurt ka regjistruar edhe Universiteti i Tetovës në përballjen me Vesna Probishtip 3-0 në sete 25-16, 25-15 dhe 25-19. Derbi i kësaj jave që u zhvillua në Veles mes Borecit dhe UGD Shtipi ka përfunduar me rezultatin 1-3. Skuadra e Shtipit me 24 pikë maksimale vazhdon të kryeson renditjen tabelore
Rezultatet: Universiteti i Tetovës – Vesna Probishtip 3-0, Liria – Shkëndija 3-1, Rabotniçki – Makedonija Xhio 3-0, Boreci – UGD Shtipi 1-3, dhe Strumica – Susheva 3-0,ndeshja Skopje – Janta Volej është anuluar . Pas ndeshjeve të xhiros së 8-të, tabelën e kryeson UGD Shtipi me 24 pikë, e ndjekura nga Strumica që ka 22 dhe Rabotniçki 19 pikë
SHABAN SINANI – TV KOHA
