Connect with us

Sport

VOLEJBOLL: LIRIA BEFASON EKIPIN E SHKËNDIJËS!

Published

on

Katër fitore të vendasve  dhe një të ekipit mysafirë është epilogu  i  javës së tetën  në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Derbi  tetovar Liria – Shkëndija  i takoi  ekipit  nga  Zherovjani. UGD Shtipi kryeson tabelën me  24 pikë maksimale.

 Mbrëmë  janë zhvilluara  ndeshjet e xhiros  së tetë të sezonit vjeshtor  në ligën e pare volejbollit në kategorinë e meshkujve  ku  katër fitore  kanë shënuar vendasit, ndërsa vetëm një skuadra mysafire. Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në sallën e shkollës fillore  ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë aty ku ekipi  Liria e Zherovjanit shënoi fitore  të  sigurt në përballjen me ekipin Shkëndija me rezultatin 3-1 në sete 25-22, 11-25, , 25-21  dhe 25-19.  Rezultati  i seteve  dëshmon  se  loja  la  qenë e barabartë por fati dhe dëshira më e madhe  për fitore e vendasve ka  qenë  vendimtare  për  epilogun e  ndeshjes..

 Fitore të  sigurt ka regjistruar edhe Universiteti i Tetovës  në përballjen me  Vesna Probishtip  3-0 në sete  25-16, 25-15 dhe  25-19. Derbi i kësaj  jave   që u  zhvillua në Veles  mes  Borecit  dhe  UGD Shtipi ka  përfunduar me  rezultatin  1-3.  Skuadra e  Shtipit  me  24 pikë maksimale  vazhdon të  kryeson renditjen tabelore

Rezultatet: Universiteti i Tetovës  – Vesna Probishtip  3-0,  Liria  – Shkëndija  3-1, Rabotniçki – Makedonija Xhio 3-0, Boreci  – UGD Shtipi 1-3, dhe Strumica – Susheva 3-0,ndeshja  Skopje – Janta Volej është  anuluar . Pas ndeshjeve të xhiros së  8-të, tabelën e kryeson UGD Shtipi me  24 pikë, e ndjekura nga Strumica që ka 22  dhe Rabotniçki 19 pikë

 SHABAN SINANI  TV KOHA

Advertisement

Sport

NBA: KRYESOJNË OKLAHOMA NË PERENDIM DHE DETROPIT NË LINDJE   

Published

on

Nëntë ndeshjet  e  zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit prodhuan katër fitore për ekipet vendase dhe pesë për ato mysafire. Oklahoma  kryeson Perëndimin me 22 fitore e vetën një humbje, ndërsa Detroit  kryeson Lindjen me 17 fitore e 5 disfata

Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka  vazhduar edhe sot me 9-të ndeshje  të  zhvilluara  sipas  orarit të paracaktuar  ku vendasit  shijuan  fitoren vetëm  në katër duele ndërsa ekipet mysafire ishin më të mirë në pesë ndeshjet  tjera

Skuadra e Denver iu rikthye  fitoreve meqë  sot arritën  të  mundin në transfertë  skuadrën  Indiana me rezultatin  bindës  135-120.  Lojtari më efikas  në këtë  përballje  ishte Jamal Murray  realizoi 52  pikë  duke  realizuar  edhe 10 trepikësh, ndërsa  Nikolla Jokiq  në këtë ndeshje  ka realizuar  vetëm  24 pikë, 8 kërcime dhe  13 asiste Dallas ka  shënuar fitore  në përballjen me Miamin me rezultatin 118-108.  Lojtari  më efikas  në  këtë përballje  ishte  debutuesi Cuper Fleg i  cili realizoi  22 pikë dhe gjashtë kërcime.

Los Anxhelos  Clippers  me  fitoren  e  sotme kundër  Atlantas  i dhanë  fund  serisë së humbjeve . Clippers  sot  shënuan  fitore në transfertë  me  rezultatin 115-92 kundër Atlantas. Harden ishte më efikas  me 27 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Leonard shënoi 21 pikë për ekipin fitues.  Fitore  në  cilësinë e vendasit  kanë regjistruar edhe Nju Jork, Hjustoni dhe  Milvoki, ndërsa  në transfertë  kanë  fituar  Portland, San Antonio  dhe Bruklin,

Tabelën në Konferencën  Perëndim e kryeson  Oklahoma    me  21  fitore e  1  humbje, ndërsa  në Lindje  kryeson Detroit me  17 fitore e 5  disfata.

Advertisement

 Rezultatet:

Cleveland – Portland 110-122,

Indiana – Denver 120-135,

Orlando – San Antonio 112-114,

Atlanta – LA Clippers 92-115,

Advertisement

Nju York – Charlotte 119-104,

Chicago – Brooklyn 103-113,

Houston – Sacramento 121-95,

 Milwaukee – Detroit 113-109,

Dallas – Miami 118-108.\

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

MË 20 DHJETOR FILLON  TURNEU TRADICIONAL ‘’KF REÇICA –TV KOHA’’

Published

on

Paraqitja e  ekipeve  për   edicionin e  34-të turneu tradicional i futbollit  në sall ‘’KF Reçica – TV Koha 2025/2026’’ zgjatë nga  data  9 deri më 10  dhjetor, ndërsa  turneu  fillon më 20 dhjetor  me  sistemin  e grupeve  në fazën e parë.

Nga  data  20 dhjetor, në fshatin Reçicë e Madhe mbahet edicioni i 34-të Turneu tradicional i futbollit  “KF Reçica – TV Koha 2025/2026” .   Këshilli  organizativ  tani më ka  filluar  me  parapërgatitjet e duhura që  edhe  kësaj radhe  organizimi  të  jetë në nivelin  më të lartë të mundur,  ndërsa  është  publikuar njoftimi për paraqitjen e ekipeve që dëshirojnë të jenë pjesë  e këtij manifestimi të madh sportiv në mesin e të cilëve  edhe  bashkë atdhetar të  cilët  jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.  Anëtari  këshillit organizativ Resul Seferi për  televizionin Koha  tha se   se  tanimë kanë  filluar përgatitjet, për turneun

’Kemi  filluar me parapërgatitjet për organizimin e turneun tradicional  ‘’KF Reçica –Televizioni Koha’’. Presim një numër të  madh të ekipeve që  të paraqiten  dhe të jenë pjesë e këtij  turniri tradicional. Njëkohësisht  shfrytëzoj rastin  që ftojmë edhe gjithë sportdashësit, të gjitha  ekipet që të jenë pjesëmarrës në këtë turnir, në këtë eveniment madhështor  që mbahet  për çdo vit me radhë  siç cekët  edhe   ju mbi tre  dekada ka që organizohet  ky turnir’’ tha Resul Sefri nga Këshilli organizativ 

Duke  pasur  para  sysh  se në  këtë turnir  tradicionalisht  marinë pjesë numër  i madh  i  ekipeve me emra të  njohur të  futbollit  nga vendi  dhe  rajoni   organizatori  po përgatit edhe   shpërblime  adekuate

’Si zakonisht për tre ekipet më të mira  ka  shpërblime  që  akoma nuk   janë  publikuar , shpërblim tjetër do të ketë për lojtarin më të mirë,  golashënuesin, portierin më të mirë  dhe  ekipin më fair play . Ndërsa   edhe  kësaj radhe  pritet   që  të marrin  pjesë  emra të njohur të futsallit   nga  ekipe  të ligës së parë nga vendi  dhe rajoni,  po ashtu edhe  futbollist  anëtare të reprezentacioneve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë’’ tha Resul Sefri nga Këshilli organizativ

 Sipas Këshillit organizativ  paraqitja  e ekipeve fillon nga  9 deri më 19 dhjetor .  Shorti do të  hidhet më  19 dhjetor në hapësirat  e ëmbëltores Sport, Reçicë e Madhe dhe  TOBACCO TUSHI Tetovë, Turneu do të  zhvillohet me  sistemin e  grupeve  dhe  fillon  më 20  dhjetor, në sallën e sportit të Reçicës së Madhe i

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

TË PREMTEN HIDHET SHORTI PËR GRUPET E KUPËS SË BOTËS 2026

Published

on

Të premten me fillim në ora 18:00 sipas kohës në vendin tonë në ”Qendrën Kennedy” të Washingtonit hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026! 48 ekipe janë të ndara  në katër vazo me nga 12 ekipe. Në ceremoninë e hedhjes së shortit  së bashku me Infantino dio të jetë edhe presidenti I SHBA-ve

 Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në ”Qendrën Kennedy” të Uashingtonit në orën 12:00 sipas orës lokale të premten, më 5 dhjetor në ora  18: 00  sipas  orës në vendin  tone. 

Bazuar në shortet e mëparshme, do të ketë disa fjalime, disa kërcime dhe disa video me fëmijë që shkelmojnë një top për të treguar se FIFA është në prag të sjelljes së paqes botërore nëpërmjet futbollit.

Në Botërorin 2026  që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të marine pjesë 48 ekipe  ndeshja hapëse luhet me 11 qershor, ndërsa   ajo finale me 19 korrik 2026. Ekipet  para  shortit do të jenë të  ndara në katër vazo me nga 12 ekipe secila.

Vazoja 1 përbëhet nga tre bashkorganizatorët, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, së bashku me nëntë ekipet kryesore në renditjen aktuale të FIFA-s.

Advertisement

Tre vazot e ardhshme u përcaktuan nga renditja e FIFA-s, me ekipet e kualifikuara me renditjen më të ulët në Vazon 4. 12 grupet për Kupën e Botës do të formohen më pas me nga një ekip nga secila vazo.

 Dy ekipet e para nga secili grup do të kualifikohen, së bashku me tetë ekipet më të mira të vendit të tretë nga të gjitha grupet. Kjo do të përcaktojë 32 ekipet që avancojnë në raundin tjetër.

Zëndhënsja e  Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në ceremoninë e hedhjes  së shortit

Ndarja e vazove për shortin:

 Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Advertisement

Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.

Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.

Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it, dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.

Continue Reading

Më të lexuarat