Connect with us

Sport

NBA: KRYESOJNË OKLAHOMA NË PERENDIM DHE DETROPIT NË LINDJE   

Published

on

Nëntë ndeshjet  e  zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit prodhuan katër fitore për ekipet vendase dhe pesë për ato mysafire. Oklahoma  kryeson Perëndimin me 22 fitore e vetën një humbje, ndërsa Detroit  kryeson Lindjen me 17 fitore e 5 disfata

Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka  vazhduar edhe sot me 9-të ndeshje  të  zhvilluara  sipas  orarit të paracaktuar  ku vendasit  shijuan  fitoren vetëm  në katër duele ndërsa ekipet mysafire ishin më të mirë në pesë ndeshjet  tjera

Skuadra e Denver iu rikthye  fitoreve meqë  sot arritën  të  mundin në transfertë  skuadrën  Indiana me rezultatin  bindës  135-120.  Lojtari më efikas  në këtë  përballje  ishte Jamal Murray  realizoi 52  pikë  duke  realizuar  edhe 10 trepikësh, ndërsa  Nikolla Jokiq  në këtë ndeshje  ka realizuar  vetëm  24 pikë, 8 kërcime dhe  13 asiste Dallas ka  shënuar fitore  në përballjen me Miamin me rezultatin 118-108.  Lojtari  më efikas  në  këtë përballje  ishte  debutuesi Cuper Fleg i  cili realizoi  22 pikë dhe gjashtë kërcime.

Los Anxhelos  Clippers  me  fitoren  e  sotme kundër  Atlantas  i dhanë  fund  serisë së humbjeve . Clippers  sot  shënuan  fitore në transfertë  me  rezultatin 115-92 kundër Atlantas. Harden ishte më efikas  me 27 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Leonard shënoi 21 pikë për ekipin fitues.  Fitore  në  cilësinë e vendasit  kanë regjistruar edhe Nju Jork, Hjustoni dhe  Milvoki, ndërsa  në transfertë  kanë  fituar  Portland, San Antonio  dhe Bruklin,

Tabelën në Konferencën  Perëndim e kryeson  Oklahoma    me  21  fitore e  1  humbje, ndërsa  në Lindje  kryeson Detroit me  17 fitore e 5  disfata.

Advertisement

 Rezultatet:

Cleveland – Portland 110-122,

Indiana – Denver 120-135,

Orlando – San Antonio 112-114,

Atlanta – LA Clippers 92-115,

Advertisement

Nju York – Charlotte 119-104,

Chicago – Brooklyn 103-113,

Houston – Sacramento 121-95,

 Milwaukee – Detroit 113-109,

Dallas – Miami 118-108.\

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

 

Sport

CHAMPIONS: GJYSMËFINALE SPEKTAKOLARE ME 9 GOLA NË PARIS!

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Bajern Mynih në “Parc des Princes” në Paris, ka dhuruar një shfaqje spektakolare  të rrallë për futbolldashësit, në një ndeshje të pabesueshme që u mbyll me rezultatin  5-4.

 Me plot 9 gola të shënuar në total, kjo sfidë regjistrohet zyrtarisht si ndeshja gjysmëfinale me më shumë gola në historinë e formatit modern të Ligës së Kampionëve që nga viti 1992.

Deri më sot, asnjë gjysmëfinale e këtij kompeticioni nuk kishte prodhuar një festival të tillë ofensivë, duke lënë pas ndeshje si fitorja 5-2 e Liverpulit ndaj Romës në vitin 2018, fitorja e Ajaksit 5-2 ndaj Bajernit në vitin 1995, apo suksesi 4-3 i Mançester Siti-t kundër Real Madridit në vitin 2022.

 Për të gjetur një sasi kaq të madhe golash në këtë fazë, duhet të kthehemi 66 vite pas në epokën e vjetër të Ligës së Kampioneve, atëherë kur gjermanët e Eintracht Frankfurt mposhtnin skocezët e Renxhers me shifrat 6-3 në vitin e largët 1960.

 Kjo  përballje në historinë e Ligës së Kampionëve zë një vend nderi mes ndeshjeve më “të çmendura”.

Advertisement

 Kur analizojmë fazën me eliminim direkt, aty ku tensioni është maksimal dhe skuadrat janë gjigante, kjo betejë e “Parc des Princes” rreshtohet mes më të mëdhave, duke qëndruar shumë afër rekordit absolut nokaut që mbahet nga vetë Bayern Munih, me atë fitore historike dhe poshtëruese 8-2 kundër Barcelonës në çerekfinalen e vitit 2020.

Shënimi i nëntë golave mes dy pretendentëve kryesorë për titullin, duke përfshirë pesë gola vetëm në pjesën e parë, thyen çdo lloj logjike dhe rregulli të pashkruar të futbollit të këtij dekade.

 Është ky lloj i rrallë i kaosit total ofensiv dhe dëshirës për të luajtur hapur nga të dyja anët, që e bën këtë takim të fund-prillit një material klasik që do të citohet për dekada me radhë.

 Në këtë përballje çdo gjë mbetet e hapur, kurse na pret edhe ndeshja e kthimit më 6 maj në Munih.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

BURAK HYDA: GABIMIN PËR INCIDENTIN TANI PO E PAGUAJMË SHTRENJTË!

Published

on

Komisioni  i disiplinës në kuadër të FFM-së pas incidentit në ndeshjen e xhiros së 28-të mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, ka pezulluar terrenin në Kumanovë. Ndeshjen e radhës kundër Vardarit ekipi Bashkimi do ta  zhvillon në stadiumin e Gostivarit 

Incidenti  që ndodhi në ndeshjen e javës së  28-të në Kumanovë mes Bashkimit dhe Struga Trim Lum, për  skuadrën vendase ndodhi që të jetë fatale, pasi organet e  FFM-së, kanë pezulluar stadiumin e Bashkimit për katër ndeshje si vendas.

Kjo do të thotë se Bashkimi dy ndeshjet si vendas deri në fund të këtij kampionati  dhe dy të  tjera në kampionatin e ardhshëm duhet  t`i zhvillojë jashtë Kumanovës.

Pikërisht në javën e 30-të Bashkimi, është nikoqire e  Vardarit.

Kryetari i Bashkimit, Burak Hyda, në një prononcim për Tv Koha, lidhur me ndeshjet që do t`i zhvillojnë si nikoqir jashtë Kumanovës, thotë se preferojnë Gostivarin.

Advertisement

Ndeshjen me Vardarin dhe ndeshjet që do t`i kemi pas dënimit që morëm, katër ndeshje jashtë fushës, 90% do t`i luajmë në Gostivar. Sipas gjitha gjasave, vendimi u mor pak si shpejt, por s’kemi çka të bëjmë. Ne ishim mllefosur  me rezultatin, ishim nervoz, kishim pak  muhabet mes kryesisë së dy palëve. Po s’kemi çka të bëjmë, tani po e paguajmë  shtrenjtë’’ deklaroi Burak Hyda

Duke u ndalur për raportet mes KF Bashkimi dhe organeve  të FFM-së  Burak Hyda thotë se ato janë të mira, duke pranuar dënimin e shqiptuar nga FFM-ja për incidentin në Kumanovë.

 ’Me organet e Federatës i kemi punët mirë, por s’kemi çfarë të bëjmë se ishte faji te na. A duheshe me e bë këtë gjest, nuk u deshtë me bë se e kishim një ndeshje me Vardarin,  që  vendos  për neve me mbet  në ligë që ti iknim balotazhit‘’ tha Hyda.

Klubi i futbollit  Bashkimi  pas javës së 29-të pozicionohet në vendin e gjashtë me 40 pikë dhe pothuajse e ka të sigurt mbijetesën, por katër sfidat e fundit kundër Vardarit, Arsimit, Makedonija  Gj.P  dhe Pelisterit i luan jashtë Kumanovës.

Ndeshja  Bashkimi – Vardari  zhvillohet të shtunën në ora 16:00.
 
 
Shaban Sinani -Tv Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

FIFA RRIT SHPËRBLIMETPËR BOTËRORIN 2026 PAS ANKESAVE TË FEDERATAVE

Published

on

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të madh që prek të gjitha 48 kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin 2026, pak para fillimit të turneut.

 Vetëm 45 ditë para fillimit të Kampionatit Botëror 2026, FIFA ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të fondeve për 48 kombëtaret pjesëmarrëse.

Ky vendim vjen pas shqetësimeve të shumta të shfaqura nga federatat kombëtare lidhur me kostot e larta të udhëtimit, logjistikës dhe barrës së rëndë tatimore në SHBA, ku shumë shtete rrezikonin të humbnin para pavarësisht progresit në turne. Sipas planeve të reja, fondi rekord prej 727 milionë dollarësh do të rritet edhe më tej, duke garantuar përfitime më të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit.

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga shtëpia e futbollit botëror thuhet:

“FIFA mund të konfirmojë se është në diskutime me shoqatat në mbarë botën për të rritur të ardhurat e disponueshme. Kjo përfshin një rritje të propozuar të kontributeve financiare për të gjitha ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës FIFA 2026.”

Advertisement

Organizata theksoi se ky turne do të jetë historik për nga ndikimi financiar:

“Kupa e Botës 2026 do të jetë novatore në aspektin e kontributit financiar për komunitetin global të futbollit,” duke shtuar se detajet përfundimtare do të zyrtarizohen pas mbledhjes së Këshillit të FIFA-s në Vankouver.

 

Continue Reading

Më të lexuarat