Sport
VOLEJBOLL: LIRIA BEFASON EKIPIN E SHKËNDIJËS!
Katër fitore të vendasve dhe një të ekipit mysafirë është epilogu i javës së tetën në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Derbi tetovar Liria – Shkëndija i takoi ekipit nga Zherovjani. UGD Shtipi kryeson tabelën me 24 pikë maksimale.
Mbrëmë janë zhvilluara ndeshjet e xhiros së tetë të sezonit vjeshtor në ligën e pare volejbollit në kategorinë e meshkujve ku katër fitore kanë shënuar vendasit, ndërsa vetëm një skuadra mysafire. Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua në sallën e shkollës fillore ‘’Goce Dellçev’’ në Tetovë aty ku ekipi Liria e Zherovjanit shënoi fitore të sigurt në përballjen me ekipin Shkëndija me rezultatin 3-1 në sete 25-22, 11-25, , 25-21 dhe 25-19. Rezultati i seteve dëshmon se loja la qenë e barabartë por fati dhe dëshira më e madhe për fitore e vendasve ka qenë vendimtare për epilogun e ndeshjes..
Fitore të sigurt ka regjistruar edhe Universiteti i Tetovës në përballjen me Vesna Probishtip 3-0 në sete 25-16, 25-15 dhe 25-19. Derbi i kësaj jave që u zhvillua në Veles mes Borecit dhe UGD Shtipi ka përfunduar me rezultatin 1-3. Skuadra e Shtipit me 24 pikë maksimale vazhdon të kryeson renditjen tabelore
Rezultatet: Universiteti i Tetovës – Vesna Probishtip 3-0, Liria – Shkëndija 3-1, Rabotniçki – Makedonija Xhio 3-0, Boreci – UGD Shtipi 1-3, dhe Strumica – Susheva 3-0,ndeshja Skopje – Janta Volej është anuluar . Pas ndeshjeve të xhiros së 8-të, tabelën e kryeson UGD Shtipi me 24 pikë, e ndjekura nga Strumica që ka 22 dhe Rabotniçki 19 pikë
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
Arrestohet edhe një nga ish-presidentët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi që përfshin edhe 15 persona të tjerë, raporton “Portal X”, duke iu referuar burimeve të veta.
Sipas informacioneve, objekt hetimi janë edhe tri kompani të lidhura me rastin.
Gjatë kontrollit në banesën e Gjorgjioskit, siç mësohet, janë gjetur para të gatshme.
Detaje më të hollësishme për aksionin pritet të bëhen të ditura gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike.
Sport
BOTËRORI 2026: FITOJNË ANGLIA, GANA DHE KOLUMBIA
Në Grupin L, Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 4 me 2, në një duel që rezultoi tepër emocionues dhe i cilësisë së lartë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 2 me 2, ku për anglezët autor i dy golave ishte Harri Kejn ndërsa për kroatët shënuan Baturina dhe Musa Ndërkohë që në pjesën e dytë të lojës, “Tre Luanët” e Tomas Tuhel, shënuan dy herë me Bellingham dhe Rashford, duke e nisur Botërorin me petkun e pretendentit.
Në ndeshjen tjetër të grupit L, përfaqësuesja e Ganës ka arritur të sigurojë një fitore dramatike me rezultatin minimal 1-0 përballë Panamasë. Gana mori tri pikë mjaft të rëndësishme falë një goli të shënuar në sekondat e fundit të shtesës. Në raundin e dytë Kroacia do të përballet me Panamanë, ndërsa Anglia me Ganën.
Në Grupin K, Portugalia e nisi Kupën e Botës me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Paraqitja dhe rezultati i Portugalisë ka sjellë shumë kritika ndaj Ronaldos dhe skuadrës.Mbështetësit e Republikës Demokratike të Kongos e përjetuan me entuziazëm paraqitjen e parë të ekipit të tyre në Kupën e Botës, si edhe golin dhe pikën e parë të fituar. Cristiano Ronaldo u bë lojtari më i moshuar në një ndeshje të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit. Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe fituan me golat e Munjoz, Luiz Diaz dhe Kampaz , ndërsa golin e nderit për Uzbekistanin e realizoi Fejzullaev .
Botërori vazdon nesër me ndeshjet: Kanada – Katari, Meksika – Koreja e Jugut dhe SHBA – Australia.
Sport
KF STRUGA TRIM LUM MË 21 QERSHOR NIS PËRGATIJET PËR SEZONIN E RI
Skuadra e Struga Trim Lum përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e parë të futbollit do t`i nis më 21 qershor, ndërsa të tre fazat do t`i zhvillojë në terrenet e Strugës ku janë paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese.
Klubi i futbollit Struga Trim Lum me përgatitje për sezonin e ri 2026/2027 do të fillon më 21 qershor dhe të tre fazat përgatitore do ti zhvillon buzë liqenit në Strugë ku pritet të zhvillojnë edhe 4 deri në pesë ndeshje kontrolluese me ekipe nga rajoni.
Ndërkohë, skuadra që drejtohet nga Blendi Shkëmbi në kampionatin e ri pritet të ketë edhe disa prurje të reja.
Drejtori Sportiv i ekipit Besar Isaku në një prononcim për TV Koha tha se për momentin kanë angazhuar vetëm një futbollist
‘’Sa i përket përforcimeve , normal që kemi afruar për momentin një lojtar ai është Amir Nuhija. Është një lojtar i ri me potencial dhe shihet si një e ardhme e klubit. Normal që do të ofrojmë edhe futbollist tjerë por jemi në bisedime me disa futbollist të ri që duam ti afrojmë dhe ato besoj se brenda dy-tre ditëve do tl zyrtarizohen. Kontratën e kemi vazhduar me Bojkun, Normal që Bojku është Lojtari kyç i Strugës dhe jemi në bisedime me disa futbollist që ju ka skaduar kontrata me të cilët do të gjejmë gjuhë të përbashkët që të jenë pjesë e klubit për dy apo tre vite’’ deklaroi Besar Isaku
Sa i përket pretendimeve në kampionatin e ri, drejtori sportiv tha se do të luftojnë për tre vendet e para.
Ekipi i Struga Trim Lum ka ndërpre bashkëpunimin me Gledi Mici, Bojan Ilievskin dhe Bassirou Kompaore.
Shaban Sinani – TV KOha

