Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: BASHKIMI – SHKËNDIJA KRYENDESHJE E JAVËS SË 16-të

Derbi i  javës së 16-të të sezonit vjeshtor luhet nesër në Kumanovë mes  Bashkimit dhe Shkëndijës. Të dielën  takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera, ndërsa sezoni vjeshtor mbyllet të hënën me ndeshjen Arsimi – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora  13:00

 Pas  plotë  17  viteve  nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë   sërish  në një ndeshje  kampionate  të Ligës  së parë  do të  përballen   Bashkimi vendas  dhe kampioni në fuqi  klubi i futbollit Shkëndija. Për   tifozët  vendas dhe jo vetëm  ky  duel  i dy skuadrave  që  gjenden e në ,pjesën e epërme në renditjen e tabelës ka zgjuar  interesim të  madh  ndaj edhe  pritet që në tribunat  e stadiumit  të pranishëm të jenë  numër i madh  i  tifozëve.  Skuadra  vendase në këtë ndeshje do të zbres pas dy disfatave të njëpasnjëshme në Kavadar nga Tikveshi  3-0 dhe  ndeshja e javës  së 15-të kundër  Struga Trim Lum 6-0 .  Bashkimi  me  6  fitore, 4 barazime dhe  5  disfata  aktualisht  mbanë pozitën e pestë në tabelë me  22 pikë. Nga ana tjetër  ekipi i  Shkëndijës  të hënën kundër Rabotniçkit  regjistroi  fitoren e  10  sezonale dhe me  3  barazime e 2 humbje  mbanë pozitën e tretë  me 33 pikë  minimale  kundër Rabotniçkit në  Tetovë.   Futbollisti  Klisman  Cake  para   seancës së  fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme  kundër  bashkit  në Kumabnovës u  shprehë optimist  se  ekipi i  tij  do të  japë më të mirën e  mundshme

 ‘’ besoj se  skuadra  do jetë gati. Është ndeshja e  fundit  për ne në këtë gjysmë sezon  për  kampionatin pasi  dihet  që  kemi edhe  dy  loja të Evropës. Por  besoj se  skuadra  do të jetë gati do shkojmë në Kumanovë  ku na  pret një ndeshje e vështirë , por do shkojmë ta mbyllim si duhet dhe me nderë këtë  gjysmë stinor’’ deklaroi   futbollisti i  Shkëndijës Klisman Cake

  Shkëndija  për  të  mbajtur  hapin  për të mbrojtur titullin  kampion nga  Kumanova  duhet të  kthehet   me pikë të plota. Cake  thotë se  jemi janë më të uritur  se në ndeshjet tjera që  nga  Kumanova të kthehen me rezultat pozitiv.

 ’Patjetër  që po, për  momentin e  shohë skuadrën e shohë më të uritur  se  ndeshje  e tjera. Duam të mbyllim me  sukses  këtë gjysmë sezon dhe  duam të vazhdojmë  garën për  titull ‘’ tha  futbollisti Cake

Advertisement

  Ndeshja  Bashkimi – Shkëndija luhet  nesër  në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me  fillim në ora 13:00.  Ndërkohë që  të  dielën  po  në orën 13:00,  takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera , ndërsa java e 16-të  mbyllet  të  hënën me ndeshjen që do të zhvillohet në Gostivar  mes  Arsimit  dhe  Pelisterit që ështe edhe ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor  në Ligën e parë.   

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version