Sport
LIGA E PARË: BASHKIMI – SHKËNDIJA KRYENDESHJE E JAVËS SË 16-të
Derbi i javës së 16-të të sezonit vjeshtor luhet nesër në Kumanovë mes Bashkimit dhe Shkëndijës. Të dielën takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera, ndërsa sezoni vjeshtor mbyllet të hënën me ndeshjen Arsimi – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00
Pas plotë 17 viteve nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë sërish në një ndeshje kampionate të Ligës së parë do të përballen Bashkimi vendas dhe kampioni në fuqi klubi i futbollit Shkëndija. Për tifozët vendas dhe jo vetëm ky duel i dy skuadrave që gjenden e në ,pjesën e epërme në renditjen e tabelës ka zgjuar interesim të madh ndaj edhe pritet që në tribunat e stadiumit të pranishëm të jenë numër i madh i tifozëve. Skuadra vendase në këtë ndeshje do të zbres pas dy disfatave të njëpasnjëshme në Kavadar nga Tikveshi 3-0 dhe ndeshja e javës së 15-të kundër Struga Trim Lum 6-0 . Bashkimi me 6 fitore, 4 barazime dhe 5 disfata aktualisht mbanë pozitën e pestë në tabelë me 22 pikë. Nga ana tjetër ekipi i Shkëndijës të hënën kundër Rabotniçkit regjistroi fitoren e 10 sezonale dhe me 3 barazime e 2 humbje mbanë pozitën e tretë me 33 pikë minimale kundër Rabotniçkit në Tetovë. Futbollisti Klisman Cake para seancës së fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër bashkit në Kumabnovës u shprehë optimist se ekipi i tij do të japë më të mirën e mundshme
‘’ besoj se skuadra do jetë gati. Është ndeshja e fundit për ne në këtë gjysmë sezon për kampionatin pasi dihet që kemi edhe dy loja të Evropës. Por besoj se skuadra do të jetë gati do shkojmë në Kumanovë ku na pret një ndeshje e vështirë , por do shkojmë ta mbyllim si duhet dhe me nderë këtë gjysmë stinor’’ deklaroi futbollisti i Shkëndijës Klisman Cake
Shkëndija për të mbajtur hapin për të mbrojtur titullin kampion nga Kumanova duhet të kthehet me pikë të plota. Cake thotë se jemi janë më të uritur se në ndeshjet tjera që nga Kumanova të kthehen me rezultat pozitiv.
‘’Patjetër që po, për momentin e shohë skuadrën e shohë më të uritur se ndeshje e tjera. Duam të mbyllim me sukses këtë gjysmë sezon dhe duam të vazhdojmë garën për titull ‘’ tha futbollisti Cake
Ndeshja Bashkimi – Shkëndija luhet nesër në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë me fillim në ora 13:00. Ndërkohë që të dielën po në orën 13:00, takohen Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP Brera , ndërsa java e 16-të mbyllet të hënën me ndeshjen që do të zhvillohet në Gostivar mes Arsimit dhe Pelisterit që ështe edhe ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor në Ligën e parë.
Sport
Arrestohet edhe një nga ish-presidentët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë
Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, është arrestuar sot në kuadër të një hetimi që përfshin edhe 15 persona të tjerë, raporton “Portal X”, duke iu referuar burimeve të veta.
Sipas informacioneve, objekt hetimi janë edhe tri kompani të lidhura me rastin.
Gjatë kontrollit në banesën e Gjorgjioskit, siç mësohet, janë gjetur para të gatshme.
Detaje më të hollësishme për aksionin pritet të bëhen të ditura gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike.
Sport
BOTËRORI 2026: FITOJNË ANGLIA, GANA DHE KOLUMBIA
Në Grupin L, Anglia mposhti Kroacinë me rezultatin 4 me 2, në një duel që rezultoi tepër emocionues dhe i cilësisë së lartë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 2 me 2, ku për anglezët autor i dy golave ishte Harri Kejn ndërsa për kroatët shënuan Baturina dhe Musa Ndërkohë që në pjesën e dytë të lojës, “Tre Luanët” e Tomas Tuhel, shënuan dy herë me Bellingham dhe Rashford, duke e nisur Botërorin me petkun e pretendentit.
Në ndeshjen tjetër të grupit L, përfaqësuesja e Ganës ka arritur të sigurojë një fitore dramatike me rezultatin minimal 1-0 përballë Panamasë. Gana mori tri pikë mjaft të rëndësishme falë një goli të shënuar në sekondat e fundit të shtesës. Në raundin e dytë Kroacia do të përballet me Panamanë, ndërsa Anglia me Ganën.
Në Grupin K, Portugalia e nisi Kupën e Botës me një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Paraqitja dhe rezultati i Portugalisë ka sjellë shumë kritika ndaj Ronaldos dhe skuadrës.Mbështetësit e Republikës Demokratike të Kongos e përjetuan me entuziazëm paraqitjen e parë të ekipit të tyre në Kupën e Botës, si edhe golin dhe pikën e parë të fituar. Cristiano Ronaldo u bë lojtari më i moshuar në një ndeshje të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit. Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe fituan me golat e Munjoz, Luiz Diaz dhe Kampaz , ndërsa golin e nderit për Uzbekistanin e realizoi Fejzullaev .
Botërori vazdon nesër me ndeshjet: Kanada – Katari, Meksika – Koreja e Jugut dhe SHBA – Australia.
Sport
KF STRUGA TRIM LUM MË 21 QERSHOR NIS PËRGATIJET PËR SEZONIN E RI
Skuadra e Struga Trim Lum përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e parë të futbollit do t`i nis më 21 qershor, ndërsa të tre fazat do t`i zhvillojë në terrenet e Strugës ku janë paraparë edhe disa ndeshje kontrolluese.
Klubi i futbollit Struga Trim Lum me përgatitje për sezonin e ri 2026/2027 do të fillon më 21 qershor dhe të tre fazat përgatitore do ti zhvillon buzë liqenit në Strugë ku pritet të zhvillojnë edhe 4 deri në pesë ndeshje kontrolluese me ekipe nga rajoni.
Ndërkohë, skuadra që drejtohet nga Blendi Shkëmbi në kampionatin e ri pritet të ketë edhe disa prurje të reja.
Drejtori Sportiv i ekipit Besar Isaku në një prononcim për TV Koha tha se për momentin kanë angazhuar vetëm një futbollist
‘’Sa i përket përforcimeve , normal që kemi afruar për momentin një lojtar ai është Amir Nuhija. Është një lojtar i ri me potencial dhe shihet si një e ardhme e klubit. Normal që do të ofrojmë edhe futbollist tjerë por jemi në bisedime me disa futbollist të ri që duam ti afrojmë dhe ato besoj se brenda dy-tre ditëve do tl zyrtarizohen. Kontratën e kemi vazhduar me Bojkun, Normal që Bojku është Lojtari kyç i Strugës dhe jemi në bisedime me disa futbollist që ju ka skaduar kontrata me të cilët do të gjejmë gjuhë të përbashkët që të jenë pjesë e klubit për dy apo tre vite’’ deklaroi Besar Isaku
Sa i përket pretendimeve në kampionatin e ri, drejtori sportiv tha se do të luftojnë për tre vendet e para.
Ekipi i Struga Trim Lum ka ndërpre bashkëpunimin me Gledi Mici, Bojan Ilievskin dhe Bassirou Kompaore.
Shaban Sinani – TV KOha

