Sport
SILEKSI – SHKËNDIJA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË PESTË
Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Siparin e kësaj jave e hapin Sileksi – Shkëndija të premten me fillim në ora 16:00
Komisari i garave në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonia ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e pestë të sezonit vjeshtor.
Sipari i javës së pestë hapet të premten me fillim në ora 16:00 me ndeshjen Sileksi – Shkëndija, ndërsa po të premten me fillim në ora 17:00 zhvillohet ndeshja mes Struga Trim Lum – Bregallnica
Të shtunën me fillim në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Gostivar është caktuar të zhvillohet ndeshja Arsimi – Skopje. Ndërsa për ditën e diel janë caktuar të zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës me fillim në ora 16:30 dhe ndeshja në Kavadar Tikveshi – Vardari, do të zhvillohet në ora 17:00.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA NESËR LUAJNË NDESHJET KTHYESE
Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00
Kampioni i Shqipërisë ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të play off-it në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Por në stadiumin “Arasen”, me kapacitet 10.500 ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje të rëndësishme për ata. Por edhe Egnatia do të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.
Kujtojmë se Egnatia nëse nuk arrin të kualifikohet në fazën tjetër të Europa Ligës, ka të siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.
Ndeshja Egnatia – Lilestrom luhet nesër me fillim në në ora 19:00
Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it edhe në UEFA Konferencë Liga ku garojnë edhe Dinamo City i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.
Dy ekipet në ndeshjet e para përfunduan me barazim. Dinamo City barazoi 1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.
Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’
Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Mundësit Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli kanë fituar medaljet e argjendit në kategorit e tyre në Lojërat Mesdhetare ‘’Taranto 2026 ‘’.
Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.
Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.
Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.
Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.
Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje
Sport
TOPI I “DORËS SË ZOTIT” SHITET NË ANKAND PËR 3.35 MILIONË DOLLARË, TË GJITHA REKORDET
Ankand milioner në Dallas për topin ikonik “Adidas Azteca” të përdorur në çerekfinalen e Botërorit 1986 mes Argjentinës dhe Anglisë. Me atë top Diego Armando Maradona realizoi si golin e shumëdiskutuar të “Dorës së Zotit”, ashtu edhe golin e shekullit.
Origjinali, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nëpërmjet imazheve të ndeshjes së mbyllur 2-1 për Argjentinë, është shitur nga shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” për 3.35 milionë dollarë. Një shifër larg asaj që pretendohej, 10 milionë dollarë.
Topi u ruajt për 36 vjet nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser, para se të shkonte në Londër në 2022-shin për 2 milionë stërlina. Rekordin e shitjen së një topi e mban ai 1950-ës i Shohei Ohtani për më shumë se 3.76 milionë euro.
Rekordin e shitjes së një objeikti sportive e mban uniforma e New York Yankees të Babe Ruth të 1932-shit, e shitur për më shumë se 20.65 milionë euro. Në vitin 2022, fanella e veshur nga Maradona gjatë ndeshjes ndaj Anglisë u shit nga “Sotheby’s” për gati 7.96 milionë euro.

