Klubet e Atletikës të rajonit të Pollogut si Studenti, Kamjani, Shkëndija , Tetova dhe Luboteni edhe gjatë vitit 2026 nuk mund të shpresojnë në ndërtimin e shtegut të atletikës. Këtë e pohoi vetë Ministri sportit Borko Ristovski
Në rajonin e Tetovës vite me radhë veprojnë pesë klube të atletikës të cilat ndër vite janë duke shënuar rezultate shumë mire dhe punojnë me një numër të madh të talenteve të këtij sporti që në botë njihet si Mbretëresha e sporteve. Klubet e atletikës që tanimë në një traditë të madhe kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kushte shumë të vështira pasi nuk ka një pistë të atletikës dhe akoma nuk dihet se kur mund të ndërtohet kjo pistë e shumë pritur. Gjatë qëndrimit në Tetovë i pyetur se a ka ndonjë lëvizje lidhur me ndërtimin e një piste të atletikës Ministri I Sportit Borko Ristovski me përgjigje decide se vitin e ardhshëm nuk planifikohet ndërtimi pistës së atletikës në Tetovë
BORKO RISTOVSKI – MINISTËR I SPORTIT
“Në Tetovë nuk planifikojmë vitin e ardhshëm, por mund të bisedojmë pas vitit të ardhshëm. Unë e di që ka mungesë pistave të atletikës por me gjithat duhet të jeni të vetëdijshëm se na si Ministri nuk mund të bëjmë të gjitha menjëherë. Me të vërtet filluam me investime në infrastrukturën sportive nuk e di, por në 10 vitet e fundit të papara. Filluam me rekonstruminin e tre sallave sportive , deri në fund të vitit përfundojnë tenderët edhe për tre të tjera. E ndihmojmë rikonstruimin e stadiumit të Tetovës. Do të ndërtojmë edhe një teren të futbollit në Tetovë, ndërtojmë kësi terrene multifunksionalle, përfunduam me 5-6 pishina të cilat kishin filluar para 4 viteve . Për vitin e ardhshëm planifikojmë tre salla të reja kështu që ky është maksimumin që mund të bëjmë këtë buxhet dhe me këtë kapacitet. Mendoj se unë jam i vetëdijshëm se ka mungesa të infrastrukturës sportive . Dhe pikërisht për këtë fokusi ynë si ish sportist jam i vetëdijshëm se pa infrastrukturë sportive nuk mund të kërkojmë rezultate.” deklaroi Borko Ristovski ministër i sportit
Klubet e tetovare të atletikës të gjitha sukseset e arritura vite me radhë në garat vendore dhe ndërkombëtare i kanë arritur duke punuar në kushte të vështira dhe terrene jo adekuate për atletikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
