Site icon Tetova Expres

NAPOLI TRIUMFON NË FINALEN E SUPERKUPËS

Në ndeshjen finale  që u zhvillua në stadiumin “King Saud” në Riad të Arabisë Saudite,  skuadra e  Napolit  doli  fituese e Superkupës së Italisë në futboll duke e mundur  Bolonjën  2-0.

 Në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite , skuadra e Napolit që drejtohet nga Antonio Conte mposhti 2-0 Bolonjën e Vincenzo Italianos, falë një paraqitje    fantastike të futbollistit brazilianit David Neres.

Ai hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe  golin e tij të  dytë  në këtë  ndeshje finale të Superkupës .

Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme.

Advertisement

Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të re, duke theksuar edhe më shumë rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Contes.

Ky sukses ka edhe një vlerë të veçantë për trajnerin Antonio Conte, i cili e ka fituar Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë: tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner, duke forcuar më tej statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm italianë.

Kjo është Superkupa e tretë në histori për Napoli. Më herët, klubi napolitan e kishte fituar këtë trofe në vitet 1991 dhe 2015

Exit mobile version