Sport
NAPOLI TRIUMFON NË FINALEN E SUPERKUPËS
Në ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin “King Saud” në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e Napolit doli fituese e Superkupës së Italisë në futboll duke e mundur Bolonjën 2-0.
Në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite , skuadra e Napolit që drejtohet nga Antonio Conte mposhti 2-0 Bolonjën e Vincenzo Italianos, falë një paraqitje fantastike të futbollistit brazilianit David Neres.
Ai hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 dhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje finale të Superkupës .
Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme.
Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të re, duke theksuar edhe më shumë rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Contes.
Ky sukses ka edhe një vlerë të veçantë për trajnerin Antonio Conte, i cili e ka fituar Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë: tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner, duke forcuar më tej statusin e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm italianë.
Kjo është Superkupa e tretë në histori për Napoli. Më herët, klubi napolitan e kishte fituar këtë trofe në vitet 1991 dhe 2015
Sport
Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
Sport
KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME POLONINË
Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka nisur me përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.
Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.
Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

