Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 30 Korrik
Sot në orën 07:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 58-vjeçar nga fshati Raven i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale të kryer “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një substancë e bardhë pluhur, marihuanë dhe fishekë pistolete. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje në DPB Gostivar është raportuar se në periudhën prej datës 29.07 në orën 22:00 deri në orën 09:40 të datës 30.07.2026, në një parkim në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, një plumb qorr nga një armë zjarri ka goditur çatinë e një automjeti të parkuar “Mercedes” me targa gjermane, në pronësi të një qytetari nga Gostivari. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa plumbi është marrë nga zyrtarët policorë për procedurë të mëtejshme. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje në orën 16:25 në SPB Tetovë, një 27 vjeçar nga Tetova ka raportuar se në rrugën “Dimo Gavrovski Kara” në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për një vend parkimi, është sulmuar fizikisht nga një 54-vjeçar nga fshati Bogovinë e Tetovës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Dje në orën 20:15 në fshatin Neproshten të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Xhepçisht, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
……Dje në orën 20:30 në Stacionin Policor Gallatë, një 34-vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 18:45 në fshat është sulmuar fizikisht nga fqinjë i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Pas mesnate në orën 02:20 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 34-vjeçar nga Gostivari. Paraprakisht, bashkëshortja e tij 36-vjeçare ka raportuar se rreth orës 23:00, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe nga çanta e saj ka marrë para dhe çelësat e automjetit të saj dhe është larguar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

