Site icon Tetova Expres

SHVERCERAT ME ULTIMATUM: JASIN KONJALI, DORËZO KLUBIN MENJËHERË

Kriza te FC Shkupi ka arritur kulmin pas largimit të disa emrave kyç, përfshirë trajnerin Minas Osmani dhe kapitenin Suhel Muharemi, të cilët kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë paga për afro gjashtë muaj. Situata është përkeqësuar më tej me reagimin e grupit të tifozëve “Shvercerat”.

Përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook, tashmë nën kontrollin e tifozëve, “Shvercerat” i janë drejtuar pronarit Jasin Konjali, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të paqëndrueshme. Sipas tyre, klubi nuk mund të funksionojë më në kushtet e pasigurisë dhe mungesës së përgjegjësisë, duke theksuar se FC Shkupi është një vlerë e përbashkët e komunitetit sportiv dhe jo pronë personale.

Tifozët kërkojnë dorëzimin e menjëhershëm të klubit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe administrative. Ata falënderojnë stafin teknik dhe lojtarët vendas, të cilët kanë vazhduar punën pa paga dhe pa siguri gjatë muajve të fundit.

“Shvercerat” kanë vendosur një ultimatum: pronari duhet të paraqitet personalisht, të transferojë klubin në emër të tifozëve dhe të largohet përfundimisht nga çdo rol në FC Shkupin. Sipas grupit, ky hap është i nevojshëm për rikthimin e stabilitetit dhe besimit në klub.

 Kujtojmë se FC  Shkupi  në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 16 të zhvilluar ka regjistruar 15 disfata dhe vetëm një barazim me 12 gola të  shënuar e  48të pranuar  dhe me vetëm  1  pikë të fituar.

Advertisement

 

Exit mobile version