Connect with us

Sport

SHVERCERAT ME ULTIMATUM: JASIN KONJALI, DORËZO KLUBIN MENJËHERË

Published

on

Kriza te FC Shkupi ka arritur kulmin pas largimit të disa emrave kyç, përfshirë trajnerin Minas Osmani dhe kapitenin Suhel Muharemi, të cilët kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë paga për afro gjashtë muaj. Situata është përkeqësuar më tej me reagimin e grupit të tifozëve “Shvercerat”.

Përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook, tashmë nën kontrollin e tifozëve, “Shvercerat” i janë drejtuar pronarit Jasin Konjali, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të paqëndrueshme. Sipas tyre, klubi nuk mund të funksionojë më në kushtet e pasigurisë dhe mungesës së përgjegjësisë, duke theksuar se FC Shkupi është një vlerë e përbashkët e komunitetit sportiv dhe jo pronë personale.

Tifozët kërkojnë dorëzimin e menjëhershëm të klubit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe administrative. Ata falënderojnë stafin teknik dhe lojtarët vendas, të cilët kanë vazhduar punën pa paga dhe pa siguri gjatë muajve të fundit.

“Shvercerat” kanë vendosur një ultimatum: pronari duhet të paraqitet personalisht, të transferojë klubin në emër të tifozëve dhe të largohet përfundimisht nga çdo rol në FC Shkupin. Sipas grupit, ky hap është i nevojshëm për rikthimin e stabilitetit dhe besimit në klub.

 Kujtojmë se FC  Shkupi  në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 16 të zhvilluar ka regjistruar 15 disfata dhe vetëm një barazim me 12 gola të  shënuar e  48të pranuar  dhe me vetëm  1  pikë të fituar.

Advertisement

 

Sport

BASKETBOLL: FENERBAHÇE KRYESON EUROLIGËN

Published

on

Raundi i  28-të një Euroligën e basketbollit për meshkuj ka prodhuar shumë  emocione dhe befasi. Fenerbahçe  me  20 fitore  e  7 disfata  e vetmuar  kryeson renditjen  e tabelës.
 

Gjashtë fitore  të skuadrave  vendase  dhe  katër e atyre  mysafire  është  epilogu  i  dhjetë ndeshjeve  të raundit të 28-të  në  Euroligën e basketbollit për meshkuj.  Tabelën e  kryeson Fenerbahçe me 20  fitore e 7 disfata, para Olympiakosit që ka  18 fitore e  9  humbje  dhe Valencia  me  18  fitore e 19 humbje

Lideri në renditjen e tabelës  Fenerbahçe  ke regjistruar  një  fitore  të  ngushtë  83-85  në  transfertë  kundër Panathinaikosit në Athinë. Lojtari  kyç  për  fitoren e skuadrës  turke  ishte Tarik Biberoviç i cili  realizoi 26 pikë, 4  kërcime e dy asiste.

Nw fund tw ndeshjes u shwnuan edhe incidente por fatmirwsisht me kohw u ndalua eskalimi I situatws.

Në ndeshje spektakolare  u  zhvillua mes  skuadrës  katalonase Barcelonës  dhe  Parisit  e  cila ka përfunduar me  fitoren e  skuadrës  franceze  me rezultatin në Barcelonë  me  rezultatin  74-85.  Lojtari  francez Nadir Hifi ishe  më efikas  e  21  pikë. Fitore  në  cilësinë e mysafirit  kanë regjistruar e dhe  Real Madridi  kundër Partizanit  në Beograd  dhe  Dubai kundër  Milanos.  Ndërsa  në  cilësin e vendasit  ka fituar  ekipet  favorite  si Monaco, Zalgiris Kaunas  dhe Olympiakosi.  Pas kompletimit  të xhiros së  28 –të  gjashtë  skuadrat  që  janë më  afër  plaz off-it janë Fenerbahçe,, Olympiakosi, Valencia , Real Madridi , Barcelona  dhe  Hapel Tel Avib

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKUPI DHE STRUGA TRIM LUM NË QENDËR TË VËMENDJES (VIDEO)

Published

on

Nesër në kuadër  të  xhiros së  18-të në  ligën e parë të  futbollit vendor  do  të  zhvillohen  dy ndeshje  derbi  dhe  atë në Shkup  ku  përballen  Rabotniçki – Vardari  dhe  në Strugë  ku takohen  Struga Trim Lum – Sileksi

 Java e 18-të e kampionatit në Ligën e Parë  të futbollit vazhdon  ditën e nesërme  me dy ndeshje  derbi dhe atë në  Shkup  dhe  Strugë ku takohen Rabotniçki – Vardari  dhe  Struga trim Lum – Sileksi

Në  stadiumin e  qytetit në Strugë  skuadra  e  trajnerit  Bledi  Shkëmbi   do të  përballet  me Sileksiin e Kratovës, kjo  ndeshje  për  struganët  Vjenë pas  disfatës  në  xhiron e  17  në  Tetovë  kundër  Shkëndijës  që  ishte edhe disfata e parë  në  transfertë. Sa  i përket ndeshjs  me Sileksin trajneri  Shkëmbi tha se do  bëjnë  çdo  gjë për fituar tre pikët

BLEDI SHKËMBI – TRAJNER I  KF STRUGA TRIM LUM

‘’Ne në  çdo ndeshje  do të  mundohemi ta  fitojmë, do të luajmë  për ta  fituar . Kemi një ndeshje të vështirë  kundër  Sileksit por do të bëjmë të pamundurën që të rregullojmë gabimet që bëmë sot  dhe  të shfrytëzojmë  rastin që mund të na jepet  për të marrë tre  pikët’’  deklaroi  trajneri Bledi Shkëmbi

Advertisement

  Një ndeshje  interesante  pritet të  zhvillohet nesër me fillim në ora 13:00, mes  Rabotniçkit dhe vardarit  që  konsiderohet derbi i qytetit edhe pse në këtë  kampionat  romantikët   janë  befasia më e madhe në aspektin negativ  kundrejt  Vardarit  që  bindshëm  kryeson  renditjen  e Ligës së parë.

 Arsimi i  Çegranit  pas  debaklit  që  pësoi të  mërkurën në  përballjen me  vardarin  në  Shkup, të  hënën  në[ Gostivar  në  cilësinë e vendasit  përballet me   AP Brera. Vendasit  janë  të bindur   se  kësaj  radhe  me angazhimin maksimal  të të  gjithëve do të arrijnë  të fitojnë  tre pikët që do kenë  vlerën e  rëndësishme  për vazhdimin  e kampionatit. Po të hënën në Gjorçe përballen Makedonija Gj.P  dhe  Shkupi, ndër të martën në Kumanovë  Bashkimi është nikoqire e Pelisterit

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTBOLL: FITORE E SIGURTË E SHKËNDIJËS NË KAVADAR  (VIDEO)

Published

on

 Shkëndija  shënoi fitoren e dytë  në  s të sezonit pranverorë, kësaj radhe  mundi Tikveshin në Kavadar me rezultatin 4-1 dhe me  42 pikë ngjitet në pozitën e dytë

 Në ndeshjen  hapëse të javës së 18-të  që  sot  u  zhvillua në stadiumin e qytetit në Kavadar mes Tikveshit dhe kampionit  në fuqi  ekipit  Shkëndija pas  90 minutave  lojë  ndeshja  përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-4

Në  një lojë tipike kampionale ku dominoi skuadra kampione demoloi  Tikveshin  pas  barazimit 1-1 në pjesën e parë, kuqezinjtë në pjesën e dytë dominuan lojën në të gjitha aspektet duke shënuar fitore të thellë 1-4

Autor i golit për Tikveshin ishte Stojkovski në minutën e 24, ndërsa  për ekipin kuqezi shënuan Tamba, Meliqi, Zejnullai dhe Nxenge.

Me tre pikët e sotme Shkëndija me 42 pikë ngjitet në pozitën e dytë  në renditjen e tabelës, ndërsa  skuadra e Tikveshit me  22 pikë vazhdon të mbetet  në pozitën e  gjashtë

Advertisement

 Kujtojmë  se pas kësaj  ndeshje Shkëndija përgatitet për ndeshjen e parë të play off-t  në UEFA Konferencë Liga  kundër  ekipin Samsunspor  që zhvillohet më  19  shkurt  me fillim në ora  21:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

 

 Shabann Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat