Ekipi Timi Invest doli fitues i turneut tradicional të futbollit të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha’’ ku për 14 ditë ku performuan 28 ekipe u zhvilluan 52 ndeshje dhe u shënuan 465 gloa. Jakup Ramadani u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Festim Maçaj portieri më i mirë
Me ndeshjen finale mes ekipit TIMI Invest dhe NES Petrol përfundoi edicioni i 34 Turneu tradicional në futboll të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha 2025/2026’’. Fituesi i turneut doli ekipi TIMI Invest pasi në finalen dramatike mundën ekipin NES Petrol pas ekzekutimit të penaltive 3-2 pasi në kohën e rregull dhe pas vazhdimit prej 5 minutave rezultati mbeti barabartë 3-3. Vendi i tretë i takoi ekipit EMKA Petrol pas fitores kundër ekipit TIMI Metal 4-0. Para ndeshjes finale u zhvillua një ndeshje ekzibicionale mes dy ekipeve të veteranëve të klubit të futbollit Reçica. Kujtojmë se nga 20 dhjetori kur filloi turneu performuan 28 ekipe nga rajoni i Pollogut, Shkupi dhe Kërçova, ndeshjet u zhvilluan sipas rregullave struktë të futsallit, ndërsa drejtësi ndanë emra të njohur si Isa Emurli, Imi Medi, Jetmir Zenuni dhe Bekim Selimi.
Për rrjedhën e këtij turneu tradicional pas përfundimit kryetari i Këshillit organizativ Sulejman Ibishi falënderoi të gjitha ekipet dhe ata të cilët e përkrahën turneun në mënyra të ndryshme
‘’Faleminderit KF Reçicës dhe Televizionit Koha që kjo traditë 34 vjeçare respektohet dhe viti nga vit organizimi është më i mirëfilltë dhe më i suksesshëm. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ekipet që ishin pjesëmarrës i këtij turneu , por nuk dua të anashkaloj që të falënderoj edhe lojtarët profesionist të cilët luajnë në ligën e parë të Republikës së Kosovës gjithashtu edhe në Ligën e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu kemi pasur lojtar edhe nga Republika e Shqipërisë. 14 ditë emocione , 14 ditë spektakël dhe finalja ishte qershia mbi tortë , ndeshja përfundoi me një rezultat barazim. Ishte finale e vërtet dhe për fat vendosën penaltit’’ deklaroi Sulejman Ibishi nga Këshilli organizativ
Epiteti lojtar më mirë i turneut i takoi Jakup Ramadanit, ndërsa epiteti portier më i mirë i takoi Festim Maçajt , të dy nga ekipi fitues TIMI Invest
‘’Është një çmim i veçantë duke pasur para sysh se vijmë gjithmonë në këtë turne që organizohet në mënyrë perfektë. Këtë vit e mora çmimin lojtari më i mirë i turneut. I falënderoj organizatorët për këtë super organizim dhe super turnir’’deklaroi futbollisti Jakup Ramadani
‘’Unë ndihem shumë mirë dhe shumë i lumtur. Ishte një lojë shumë e mrekullueshme fal penaltive edhe u shpallëm kampion. Turneu ishte jashtëzakonisht me organizim shumë të mirë , i përgëzoj organizatorët dhe u dëshiroj shumë suksese në vitet tjera’’ deklaroi portieri Festim Maçaj
Trofeun ekipit fitues RIMI Invest e ndau anëtari i Këshillit drejtues të FFM-së, Agim Ibraimi i cili ishte i ftuar special, ndërsa ekipit të dytë NES Petrol trofeun ia dorëzoi drejtori i TV koha Amir Abdiu, ndërsa trofeun për ekipin ekipin e tretë EMKA Petroll e dorëzoi mjeku Visar Miftari, trofeu ekipi më fair play i takoi ekipit Timi Metal. Ndeshjet finale të turneut drejtpërdrejt u transmetuan në platformën rrjetit social fejsbuk të Televizionit Koha, ndërsa në natën e fundit ndeshjet i ndoqën numër i madh i tifozëve
SHABAN SINANI – TV KOHA
