Connect with us

Lajme nga vendi

TIMI INVEST FITUES  I TURNEUT ‘’KF REÇICA – TV KOHA 2025/26 

Published

on

Ekipi Timi Invest doli  fitues  i turneut tradicional të futbollit të vogël  ‘’KF Reçica – TV Koha’’  ku  për   14  ditë ku  performuan  28  ekipe  u  zhvilluan  52  ndeshje  dhe  u  shënuan 465  gloa. Jakup Ramadani u  shpall lojtari më i mirë, ndërsa Festim Maçaj portieri më i mirë

Me ndeshjen  finale  mes  ekipit  TIMI Invest dhe  NES Petrol përfundoi  edicioni i 34  Turneu  tradicional në futboll të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha 2025/2026’’.   Fituesi  i  turneut  doli  ekipi  TIMI Invest pasi  në  finalen  dramatike  mundën  ekipin  NES Petrol pas  ekzekutimit të  penaltive  3-2  pasi  në  kohën e rregull  dhe  pas  vazhdimit  prej  5 minutave  rezultati  mbeti  barabartë 3-3.  Vendi i tretë i  takoi  ekipit EMKA Petrol pas fitores kundër ekipit TIMI Metal 4-0.  Para  ndeshjes finale u zhvillua një ndeshje ekzibicionale mes dy ekipeve  të veteranëve  të  klubit të futbollit Reçica. Kujtojmë  se nga 20 dhjetori  kur filloi turneu  performuan  28  ekipe nga rajoni i Pollogut, Shkupi dhe Kërçova, ndeshjet  u  zhvilluan  sipas  rregullave struktë  të  futsallit, ndërsa  drejtësi  ndanë  emra  të njohur  si Isa Emurli, Imi Medi, Jetmir Zenuni  dhe Bekim Selimi.
Për rrjedhën  e  këtij turneu  tradicional pas përfundimit kryetari i Këshillit organizativ  Sulejman Ibishi falënderoi të  gjitha  ekipet dhe  ata  të cilët  e përkrahën turneun në mënyra  të ndryshme

‘’Faleminderit  KF Reçicës dhe  Televizionit Koha  që  kjo  traditë  34  vjeçare respektohet dhe  viti nga  vit organizimi është më i mirëfilltë dhe më i suksesshëm. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të  falënderoj  të gjithë  ekipet  që ishin pjesëmarrës  i këtij turneu , por  nuk  dua  të  anashkaloj që të   falënderoj edhe  lojtarët profesionist  të  cilët  luajnë në ligën e parë të Republikës së Kosovës  gjithashtu edhe në Ligën e parë të  Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu  kemi pasur lojtar edhe  nga  Republika e Shqipërisë.  14  ditë  emocione ,  14 ditë spektakël dhe  finalja  ishte  qershia mbi tortë ,  ndeshja  përfundoi  me  një  rezultat  barazim. Ishte  finale e vërtet  dhe për  fat vendosën penaltit’’   deklaroi  Sulejman  Ibishi  nga Këshilli organizativ

Epiteti  lojtar  më  mirë i turneut  i takoi  Jakup Ramadanit, ndërsa   epiteti  portier  më i mirë i  takoi  Festim Maçajt , të  dy nga  ekipi  fitues TIMI Invest

‘’Është një çmim i veçantë   duke  pasur para  sysh  se vijmë  gjithmonë në këtë turne  që  organizohet  në mënyrë perfektë. Këtë  vit  e  mora   çmimin lojtari më i mirë i turneut. I falënderoj  organizatorët  për  këtë super  organizim dhe  super turnir’’deklaroi futbollisti Jakup Ramadani

Advertisement

‘’Unë ndihem  shumë mirë  dhe  shumë i lumtur. Ishte  një lojë  shumë e mrekullueshme  fal  penaltive edhe  u  shpallëm kampion. Turneu  ishte  jashtëzakonisht me  organizim shumë të mirë , i përgëzoj  organizatorët  dhe u  dëshiroj  shumë suksese në vitet tjera’’ deklaroi  portieri Festim Maçaj

Trofeun  ekipit  fitues  RIMI Invest e ndau anëtari i Këshillit drejtues  të FFM-së, Agim Ibraimi  i  cili ishte i ftuar  special, ndërsa ekipit  të dytë NES Petrol trofeun  ia  dorëzoi   drejtori i TV koha  Amir Abdiu, ndërsa trofeun  për ekipin  ekipin e tretë EMKA Petroll e dorëzoi  mjeku  Visar Miftari, trofeu ekipi  më fair play  i takoi  ekipit Timi Metal. Ndeshjet finale  të turneut  drejtpërdrejt  u transmetuan  në  platformën rrjetit  social fejsbuk  të Televizionit  Koha,  ndërsa  në natën  e fundit   ndeshjet i ndoqën  numër i madh  i  tifozëve

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat