Site icon Tetova Expres

JETON BEQIRI: SHKËNDIJA DO JETË NJË SKUADËR E FORTË NË PRANVERË

Shkëndija  nga  dita  e djeshme ka  ndezur  motorët  për tu  përgatitur  për pjesën  pranverore  ku  e  presin  sfida  të mëdha  në tre  fronte kampionatin vendor, Kupën  dhe  play off-in  në Konferencë Liga.  Faza  kryesore e përgatitjeve  zhvillohet në Antalia ga  data  17 janar  deri më 1 shkurte

Kampioni aktual  i Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Shkëndijës që pas vetes la një vit  me  shumë  suksese si  në  garat  vendor  dhe  sidomos në  ato  ndërkombëtare, nga  dita e djeshme  zyrtarisht filloi fazën përgatitore për  pjesën  pranverore, ku kuqezinjtë do të garojnë në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën dhe për herë të parë në histori edhe në garat evropiane, pas kualifikimit në play-off të  UEFA Liga e Konferencës.  Sipas  projektit të  stafit teknik që  drejtohet nga  trajneri Jeton Beqiri ditët janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë.  Trajner i  Jeton  Beqiri  për  TV Koha  tha se  ekipi  fazën e parë  do ta  zhvillon në Tetovë , ndërsa  nga  17 janari  do zhvendoset në Antalia

 Fillojmë dal nga  dal me fazën përgatitore për shkak se  këtë vit  kampionati do të  filloj  akoma më herët, kurse  skuadra  jonë  normalisht  për shkak të ndeshjeve  të play off-it  në Konferencë Ligë , ndeshjen e parë kampionate  do të ketë  një  apo dytë para  për shkak të angazhimeve  eutropiane. Insistimi  jonë si  staf ishte  që të  fillojmë në kohë dhe  këto  ditët e para  të  punojmë këtu  në Tetovë dhe  të  përfundojmë me ndeshjen  kontrolluese kundër ekipit Brera dhe  pastaj nga  data  17 janar do  të zhvendosemi në Antalia ku  do të  kemi edhe  katër ndeshje kontrolluese  dhe  fazën kryesore të përgatitjeve’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri  

 Sa  i  përket lëvizjeve  të mundshme  në  merkaton e dimrit  trajneri Beqiri  tha  do të ketë  lëvizje  edhe afrime dhe largime.

‘’Për momentin futbollistët të cilët janë nën kontratë me Shkëndijën  normalisht se janë këtu. Është specifike  se situata vetëm me  Reshat Ramadanin të cilit i ka përfunduar kontrata e huazimit  dhe  normalisht  klubet  do të  bisedojnë për  vazhdimin  sepse  dëshira jonë është  që  Reshati  të mbetet  pjesë e jona. Ne  jemi në  situatë  që nuk kemi  qenë asnjëherë  më parë te Shkëndija  për shkak  se  për  futbollistët  tonë  ka  shumë interesime nga  skuadrat  e huaja që  mund  të  ndodhë  që  ndonjëri edhe  shitet. Pastaj ka edhe  futbollist  të  cilët do  afrohen ‘’ tha  trajner  beqiri

 Sa  i  përket situatës me Klisman Caken  i cili ka  oferta  mjaftë tërheqëse  trajneri Beqiri tha se  i takon kryesisë  të vendose

Advertisement

 ’Normalisht  është merkato  edhe  i takon kryesisë klubit  normalisht në bashkëpunim me  ne  të vendoset  se  cilat  futbollist  do të largohen . Pastaj  ekzistojnë edhe marrëveshjet  të  cilat  janë bërë. Por  unë jam shumë i  sigurt  dhe  jam i  mendimit  se edhe me ndonjë largim apo edhe me  afrime të  cilat  do bëhen  unë kam besim  se  Shkëndija  do jetë një  skuadër e fortë në  pranverë  për shkak se  gjithmonë jam i mendimit  se duhet të bazohemi te  grupi  e jo tek  individët ‘’  tha  Beqiri

 Kujtojmë  se  Shkëndija  deri ditën e sotme ka  prezantuar  vetëm Drilon Islamin si  përforcim  edhe pse me  të madhe  po  flitet  se  ekipit  do ti  bashkëngjitet edhe  futbollisti i AP Brerës, Fahd Nxenge, por nuk  përjashtohen edhe  prurje  tjera.  Faza  kryesore e e përgatitjeve  nga  17 janari  deri më 1  shkurt  do të zhvillohet në Antalia  ku edhe  do të zhvillohen  katër ndeshje kontrolluese . Pjesa  pranverore e kampionatit është  caktuar  të  fillon  më  10  dhe  11  shkurt, ndërsa në ndeshjen e parë Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Struga Trim & Lum

 

SHABAN SINANI – TV KOHA 

Exit mobile version