Connect with us

Sport

JETON BEQIRI: SHKËNDIJA DO JETË NJË SKUADËR E FORTË NË PRANVERË

Published

on

Shkëndija  nga  dita  e djeshme ka  ndezur  motorët  për tu  përgatitur  për pjesën  pranverore  ku  e  presin  sfida  të mëdha  në tre  fronte kampionatin vendor, Kupën  dhe  play off-in  në Konferencë Liga.  Faza  kryesore e përgatitjeve  zhvillohet në Antalia ga  data  17 janar  deri më 1 shkurte

Kampioni aktual  i Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Shkëndijës që pas vetes la një vit  me  shumë  suksese si  në  garat  vendor  dhe  sidomos në  ato  ndërkombëtare, nga  dita e djeshme  zyrtarisht filloi fazën përgatitore për  pjesën  pranverore, ku kuqezinjtë do të garojnë në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën dhe për herë të parë në histori edhe në garat evropiane, pas kualifikimit në play-off të  UEFA Liga e Konferencës.  Sipas  projektit të  stafit teknik që  drejtohet nga  trajneri Jeton Beqiri ditët janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë.  Trajner i  Jeton  Beqiri  për  TV Koha  tha se  ekipi  fazën e parë  do ta  zhvillon në Tetovë , ndërsa  nga  17 janari  do zhvendoset në Antalia

 “Fillojmë dal nga  dal me fazën përgatitore për shkak se  këtë vit  kampionati do të  filloj  akoma më herët, kurse  skuadra  jonë  normalisht  për shkak të ndeshjeve  të play off-it  në Konferencë Ligë , ndeshjen e parë kampionate  do të ketë  një  apo dytë para  për shkak të angazhimeve  eutropiane. Insistimi  jonë si  staf ishte  që të  fillojmë në kohë dhe  këto  ditët e para  të  punojmë këtu  në Tetovë dhe  të  përfundojmë me ndeshjen  kontrolluese kundër ekipit Brera dhe  pastaj nga  data  17 janar do  të zhvendosemi në Antalia ku  do të  kemi edhe  katër ndeshje kontrolluese  dhe  fazën kryesore të përgatitjeve’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri  

 Sa  i  përket lëvizjeve  të mundshme  në  merkaton e dimrit  trajneri Beqiri  tha  do të ketë  lëvizje  edhe afrime dhe largime.

‘’Për momentin futbollistët të cilët janë nën kontratë me Shkëndijën  normalisht se janë këtu. Është specifike  se situata vetëm me  Reshat Ramadanin të cilit i ka përfunduar kontrata e huazimit  dhe  normalisht  klubet  do të  bisedojnë për  vazhdimin  sepse  dëshira jonë është  që  Reshati  të mbetet  pjesë e jona. Ne  jemi në  situatë  që nuk kemi  qenë asnjëherë  më parë te Shkëndija  për shkak  se  për  futbollistët  tonë  ka  shumë interesime nga  skuadrat  e huaja që  mund  të  ndodhë  që  ndonjëri edhe  shitet. Pastaj ka edhe  futbollist  të  cilët do  afrohen ‘’ tha  trajner  beqiri

 Sa  i  përket situatës me Klisman Caken  i cili ka  oferta  mjaftë tërheqëse  trajneri Beqiri tha se  i takon kryesisë  të vendose

Advertisement

 ‘’Normalisht  është merkato  edhe  i takon kryesisë klubit  normalisht në bashkëpunim me  ne  të vendoset  se  cilat  futbollist  do të largohen . Pastaj  ekzistojnë edhe marrëveshjet  të  cilat  janë bërë. Por  unë jam shumë i  sigurt  dhe  jam i  mendimit  se edhe me ndonjë largim apo edhe me  afrime të  cilat  do bëhen  unë kam besim  se  Shkëndija  do jetë një  skuadër e fortë në  pranverë  për shkak se  gjithmonë jam i mendimit  se duhet të bazohemi te  grupi  e jo tek  individët ‘’  tha  Beqiri

 Kujtojmë  se  Shkëndija  deri ditën e sotme ka  prezantuar  vetëm Drilon Islamin si  përforcim  edhe pse me  të madhe  po  flitet  se  ekipit  do ti  bashkëngjitet edhe  futbollisti i AP Brerës, Fahd Nxenge, por nuk  përjashtohen edhe  prurje  tjera.  Faza  kryesore e e përgatitjeve  nga  17 janari  deri më 1  shkurt  do të zhvillohet në Antalia  ku edhe  do të zhvillohen  katër ndeshje kontrolluese . Pjesa  pranverore e kampionatit është  caktuar  të  fillon  më  10  dhe  11  shkurt, ndërsa në ndeshjen e parë Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Struga Trim & Lum

 

SHABAN SINANI – TV KOHA 

Sport

LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe  të dielën me  katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.

Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e  javës së 10-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.

Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi,  AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.

Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes  KF Kamjani dhe KF Teteksi.

Advertisement

Aktualisht  dy skuadrat gjenden  në mesin e  tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.

Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet  Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK

Published

on

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik  për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor  në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.

 Nga  data 6  deri 8-të  nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të  26-të me  radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku  pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të  Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë  si  dhe nikoqirit Turqisë.

 Drejtori  sportiv i  reprezentacionit  në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind  Huseini  për TV koha  tha se pas  sukseseve në kampionatin botërorë, pret  suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet  në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet  me 75 garues.

‘’Pas një  rezultati shumë të madh  në Kampionatin Botërorë  për  kadet, junior  dhe U-21 që u  zhvillua  në Bielsko-Biała , pa po  kthemi  një eventi tjetër  po ashtu  i madh  ku ekspedita e Maqedonisë, në fakt reprezentacioni i Maqedonisë  do të udhëtoj me 75 garues  në kategoritë  kadet, junior  dhe U-21 në kate  individuale dhe  ekipore.  Edhe  këtu presim  rezultate të  shkëlqyeshme  nga të gjithë garuesit që janë të përzgjedhur  janë  tepër mirë të përgatitur  presim  rezultate  të shkëlqyeshme.  Pos kësaj normal që na  pret edhe kampionati shtetërorë për  kadet, junior dhe  U-21,  ku  do të jetë edhe  përzgjedhës për kampionatin e ardhshëm Evropian që do të mbahet në Armeni  në vitin 2027. Është shumë i rëndësishëm ky kampionat shtetërorë për shkak se është edhe përzgjedhës,andaj koncentrimi ndoshta është më i madh se kur  ‘’  dekaroi ARLIND HUSEINI – Drejtor sportiv i reprezentacionit

 Ndër aktivitetet e rëndësishme  që  do të  mbahet gjatë këtij  viti  gjithsesi  se është  edhe  Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me  rastin e  Ditës së Flamurit  kombëtar 28 Nëntorit.

 ‘’Turneu  mbarëkombëtarë për  ditën e Flamurit  28 Nëntorit,  do të zhvillohet  përsëri në Tiranë me  datën  28  dhe  29  nëntor, ku edhe ku  edhe vendet  pjesëmarrëse  në fakt klubet shqiptare do të marrin  pjesë  nga  i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva  normal edhe  klubet  nga Maqedonia ‘’  tha  Arlind  Huseini

Advertisement

Nga këto aktivitete  të reprezentacionit të karatesë  krahas pjesëmarrjes  dhe  padyshim edhe sukseseve,  pritet edhe mbajtja në kontinuitet  e  formës së garuesve  për  garat e  ardhshme ndërkombëtare  që  do të mbahen  edhe në vitin 2027.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA 
Continue Reading

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat