Skuadra e Barcelonës në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite mundi ekipin e Real Madridit 3-2 dhe kështu fitoi për të 16-n herë Superkupën e Spanjës. Barcelona krahas trofeut arkëtoi edhe 8 milion Euro, ndërsa Real Madridi 7.5 milion Euro
Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Skuadra e Hansi Flick mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në JXhdah, me Rafinja që hapi serinë e golave në minutën e 36-të. Megjithatë shfaqja e vërtetë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë kur edhe u shënuan tre gola për tre minuta
Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Rafinja në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski i ktheu Barcelonën në avantazh duke e ndritur rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.
Në pjesën e dytë, ishte sërish Rafinja, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.
Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro.
Pavarësisht se nuk është kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz në Spanjë, Superkupa mbetet shumë e rëndësishme për shkak të rivalitetit.
Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun dhe për të ia “vjedhur” atë rivalit më të madh.
