Connect with us

Sport

BARCELONA MUNDI  REALIN  NË EL CLASIKON  E ZHVILLUAR NË XHEDAH

Published

on

Skuadra e  Barcelonës  në një ndeshje  spektakolare  të zhvilluar  në  Xhedah  të Arabisë Saudite  mundi  ekipin e Real Madridit 3-2  dhe  kështu fitoi  për të  16-n herë  Superkupën e  Spanjës.   Barcelona  krahas  trofeut  arkëtoi edhe  8 milion Euro, ndërsa Real Madridi  7.5 milion Euro

 Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Skuadra e Hansi Flick mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në JXhdah, me Rafinja që hapi serinë e golave ​​në minutën e 36-të. Megjithatë shfaqja e vërtetë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë  kur  edhe  u   shënuan  tre   gola  për  tre  minuta

Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Rafinja në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski i ktheu Barcelonën në avantazh duke e ndritur rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Rafinja, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.

Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.

Advertisement

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe  Ligën e Kampionëve.

 Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro.

Pavarësisht se nuk është kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz në Spanjë, Superkupa mbetet shumë e rëndësishme për shkak të rivalitetit.

Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun dhe për të ia “vjedhur” atë rivalit më të madh.

   Shaban Sinani  –  TV KOHA
Advertisement

Sport

BOTËRORI 2026: EKZISTON RREZIKU QË NDESHJET TË VONOHEN PËR DISA ORË

Published

on

Temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme mund të ndikojnë  në vonesën e fillimit të ndeshjeve apo edhe ndërprerjen e  tyre

 Kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i Kupës së Botës, e cila organizohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Kampionati Botëror do të nis me 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik.

Por ekziston rreziku që disa prej ndeshjeve të vonohen për disa orë apo edhe të ndërpriten, për shkak të stuhive, kjo pasi temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Këto mund të shkaktojnë vonesa ose ndryshime në oraret fikse të fillimit.

Moti në Kupën e Botës 2026 mund të ndikojë ndjeshëm jo vetëm në performancën e lojtarëve, por edhe në orarin e ndeshjeve, komoditetin e tifozëve dhe organizimin e përgjithshëm të turneut.

Advertisement

Vëmendja më e madhe aktualisht përqendrohet në SHBA, ku zbatohen rregulla strikte sigurie kur rrufeja godet stadiumet.

Në SHBA, ekziston një protokoll sigurie që kërkon që ngjarjet sportive të ndalohen menjëherë nëse sensorët meteorologjikë zbulojnë rrufe brenda një rreze prej 13 kilometrash nga stadiumi.

Në atë pikë, i gjithë aktiviteti ndalet, spektatorëve mund t’u kërkohet të largohen nga tribunat dhe ka një pushim minimal prej 30 minutash. Nëse një goditje tjetër rrufeje ose shenja të tjera aktiviteti ndodhin gjatë kësaj kohe, numërimi mbrapsht kthehet në zero.

Continue Reading

Sport

KF BASHKIMI PEZULLOHET ME 4 NDESHJE DHE GJOBË PREJ  5 MIJË EURO

Published

on

Komisioni  Disiplinor pranë FFM-së ka marrë vendim për të pezulluar KF Bashkimin me 4 ndeshje moslojë në Kumanovë, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum, Ky nuk është dënimi i vetëm për skuadrën “zigjelbër” nga Kumanova, që gjithashtu do të duhet të paguaj një gjobë në vlerë prej 5,000 eurosh, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Struga Trim Lum, si dhe për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe në ambientet zyrtare, ku gjithashtu kishte ndodhur edhe sulmi fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.

Kështu, Bashkimi deri në fund të sezonit aktual do të luaj jashtë Kumanovës, edhe atë ndeshjet kundër Vardarit dhe Makedonija GJ.P., ndërsa gjithashtu edhe dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, 2026/27

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: ARSIMI – SHKUPI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 29-të

Published

on

Java e  29-të e  kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit  vendor   hapet nesër  me  ndeshjen  Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi  Struga Trim Lum – Sileksi dhe  Shkëndija – Bashkimi.

 Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen  ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor. 

 Ndeshja  hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.

 Në  këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.

 Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës

Advertisement

 Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

 E shtunë me fillim në ora  16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,

 E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi

 Dhe  ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi. 

 
Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat