Përkundër situatës së vështirë që mbretëron në ekipin e Çairit, nga dita e shtunë megjithatë në kushte aktuale filluan përgatitjet në drejtimin e trajnerit Erkan Murselit
Klubi i futbollit Shkupi nga dita e shtunë zyrtarisht ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parëë futbollit vendor . Ishte një fillim simbolik, por i rëndësishëm, që dha sinjal të qartë për angazhim maksimal dhe punë të ndershme.
Ekipi në pjesën pranverore do të drejtohet nga trajneri Erkan Mursel që ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin nga Çairi .
Stërvitja e parë u zhvillua në një atmosferë të veçantë, pasi krahas lojtarëve dhe stafit, prezentë ishin edhe tifozët më të flaktë të klubit, “Shvercerat”.
Në këtë përkrahje u panë të bashkuara disa gjenerata tifozësh, nga më të vjetrit tek më të rinjtë, të cilët erdhën për të dhënë një mesazh të qartë se Shkupi nuk është i vetëm. Prania e tyre ishte më shumë se simbolike, duke treguar se me ndryshimet e duhura dhe një qasje serioze, ata do të qëndrojnë maksimalisht pranë ekipit.
Ky moment shërben si sinjal pozitiv për skuadrën në prag të një faze të rëndësishme, me shpresën që puna, uniteti dhe mbështetja nga tribunat ta ndihmojnë Shkupin fillimisht të mbijetoj, e më pas të rikthehet aty ku i takon.
Kujtojmë se FC Shkupi në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 16 ndeshje të zhvilluar ka të fituar vetëm një pikë. ndërsa në xhiron e 17-të që starton më 10 dhe 11 shkurt, Shkupi është nikoqire e Tikveshit.
SHABAN SINANI – TV KOHA
