Sport
FC SHKUPI NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR
Përkundër situatës së vështirë që mbretëron në ekipin e Çairit, nga dita e shtunë megjithatë në kushte aktuale filluan përgatitjet në drejtimin e trajnerit Erkan Murselit
Klubi i futbollit Shkupi nga dita e shtunë zyrtarisht ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parëë futbollit vendor . Ishte një fillim simbolik, por i rëndësishëm, që dha sinjal të qartë për angazhim maksimal dhe punë të ndershme.
Ekipi në pjesën pranverore do të drejtohet nga trajneri Erkan Mursel që ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin nga Çairi .
Stërvitja e parë u zhvillua në një atmosferë të veçantë, pasi krahas lojtarëve dhe stafit, prezentë ishin edhe tifozët më të flaktë të klubit, “Shvercerat”.
Në këtë përkrahje u panë të bashkuara disa gjenerata tifozësh, nga më të vjetrit tek më të rinjtë, të cilët erdhën për të dhënë një mesazh të qartë se Shkupi nuk është i vetëm. Prania e tyre ishte më shumë se simbolike, duke treguar se me ndryshimet e duhura dhe një qasje serioze, ata do të qëndrojnë maksimalisht pranë ekipit.
Ky moment shërben si sinjal pozitiv për skuadrën në prag të një faze të rëndësishme, me shpresën që puna, uniteti dhe mbështetja nga tribunat ta ndihmojnë Shkupin fillimisht të mbijetoj, e më pas të rikthehet aty ku i takon.
Kujtojmë se FC Shkupi në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 16 ndeshje të zhvilluar ka të fituar vetëm një pikë. ndërsa në xhiron e 17-të që starton më 10 dhe 11 shkurt, Shkupi është nikoqire e Tikveshit.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
BOTËRORI 2026: EKZISTON RREZIKU QË NDESHJET TË VONOHEN PËR DISA ORË
Temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme mund të ndikojnë në vonesën e fillimit të ndeshjeve apo edhe ndërprerjen e tyre
Kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i Kupës së Botës, e cila organizohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada. Kampionati Botëror do të nis me 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik.
Por ekziston rreziku që disa prej ndeshjeve të vonohen për disa orë apo edhe të ndërpriten, për shkak të stuhive, kjo pasi temperaturat e larta, lagështia e lartë dhe stuhitë e forta dhe rrufetë janë të zakonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.
Këto mund të shkaktojnë vonesa ose ndryshime në oraret fikse të fillimit.
Moti në Kupën e Botës 2026 mund të ndikojë ndjeshëm jo vetëm në performancën e lojtarëve, por edhe në orarin e ndeshjeve, komoditetin e tifozëve dhe organizimin e përgjithshëm të turneut.
Vëmendja më e madhe aktualisht përqendrohet në SHBA, ku zbatohen rregulla strikte sigurie kur rrufeja godet stadiumet.
Në SHBA, ekziston një protokoll sigurie që kërkon që ngjarjet sportive të ndalohen menjëherë nëse sensorët meteorologjikë zbulojnë rrufe brenda një rreze prej 13 kilometrash nga stadiumi.
Në atë pikë, i gjithë aktiviteti ndalet, spektatorëve mund t’u kërkohet të largohen nga tribunat dhe ka një pushim minimal prej 30 minutash. Nëse një goditje tjetër rrufeje ose shenja të tjera aktiviteti ndodhin gjatë kësaj kohe, numërimi mbrapsht kthehet në zero.
Sport
KF BASHKIMI PEZULLOHET ME 4 NDESHJE DHE GJOBË PREJ 5 MIJË EURO
Komisioni Disiplinor pranë FFM-së ka marrë vendim për të pezulluar KF Bashkimin me 4 ndeshje moslojë në Kumanovë, pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum, Ky nuk është dënimi i vetëm për skuadrën “zigjelbër” nga Kumanova, që gjithashtu do të duhet të paguaj një gjobë në vlerë prej 5,000 eurosh, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Struga Trim Lum, si dhe për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë dhe në ambientet zyrtare, ku gjithashtu kishte ndodhur edhe sulmi fizik ndaj përfaqësuesve dhe lojtarëve të ekipit mysafir.
Kështu, Bashkimi deri në fund të sezonit aktual do të luaj jashtë Kumanovës, edhe atë ndeshjet kundër Vardarit dhe Makedonija GJ.P., ndërsa gjithashtu edhe dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm, 2026/27
Sport
LIGA E PARË: ARSIMI – SHKUPI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 29-të
Java e 29-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi Struga Trim Lum – Sileksi dhe Shkëndija – Bashkimi.
Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Ndeshja hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.
Në këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.
Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës
Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut
E shtunë me fillim në ora 16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,
E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi
Dhe ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

