Site icon Tetova Expres

CHAMPIONS: BARCELONA DHE LIVERPOOL ME FITORE TË RËNDËSISHME

Pesë fitore  të  ekipeve  vendase, një barazim  dhe  tre  fitore  të ekipeve  mysafire  me  gjithsejtë  29 gola të  shënuar është  epilogu i  nëntë ndeshjeve   të raundit të shtatë  të  fazës së ligës  në UEFA Liga e Kampionëve . Një  xhiro  para  përfundimit të  kësaj  faze  janë vetëm katër  skuadra  që  kanë të  sigurt kualifikimin në 1/8 e  finales   

Barcelona përjetoi një mbrëmje të çmendur në Pragë  pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të motit  me  përmbysje  arriti  të  mund  ekipin  vendas  Slavia  e Pragës  me rezultatin 4-2.  Vendasit e  nisën mirë  me  golin e Kusej  që në minutën e 10-të, por Barcelona reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin duke marrë kryesimin në 2-1 me dy golat  e Fermin Lopez që shënoi në minutat 34 dhe 42. Por një autogol i pabesueshëm i Levandovskit në minutën e 44 bëri që Slavia të barazojë në 2-2. Në pjesën e dytë Barcelona  me  golat  e Dani Olmon dhe Levandovskin   siguroi  fitore   4-2   e cila  tani me 13 pikë është në vendin e 9 të klasifikimit

Bajerni i Munihut  ka  regjistruar fitore  të  sigurt  2-0 kundër Union Saint-Gilloise të cilin e mundi 2-0 dhe shkon në 18 pikë duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Autor të  dy golave  ishte Harry Kane .

Liverpuli  më lehtë  se sa  pritej  mundi  në transfertë  ekipin Olimpik  Marsej  me rezultatin  3-0.  Fitore  në  raundin e  shtatë  shënuan edhe Çellsi , Juventusi , Nju Casl , Qarabag , Atletiko Bilbao , ndërsa ndeshja e vetme  që  përfundoi me barazim ishte  dueli Galatasaray – Atletico Madrid . 

Pas  kompletimit  të shtatë xhirove  në fazën e ligës  kryeson  Arsenal me  21 pikë para Bajernit  që ka 18, Reali dhe Liverpulli kanë nga 15 dhe Totemham me 14 pikë

Advertisement

 Rezltatet e raundit të shtatë

 

Atalanta  – Atletiko  Bilbao  2- 3

Bayern – Royale Union SG  2-0

Chelsea – Pafos 1 – 0

Advertisement

Juventus – Benfica  2 – 0

Marseille –Liverpool  0-3

Njucastle – PSV  3 – 0

Slavia Prag – Barcelona  2 – 4

Galatasaray – Atletico Madrid   1-1

Advertisement

Qarabag – Eintracht Frankfurt  3-2

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version