Në raundin e tretë të grand slam Australian Open; avancojnë tenistët favorit si Alcaraz , Sabalenka, Medvedev e Gauff. Garat vazhdojnë sipas planit.
Grand Slami i tenisit ‘Austarlian Open 2026’ që zhvillohet në Melburn vazhdon me duelet e raundit të dytë . Tenisti numër një në botë Carlos Alkaraz fitoi bindshëm 3-0 në sete 7-6, 6-3 dhe 6-2 ndaj Jannik Hanfman dhe pa probleme kualifikohet më tej. Fitore kanë regjistruar edhe Andrey Rublev dhe Daniel Medvedev të cilët fituan me rezultat identik 3-1 në sete kundër Jaine Faria gjegjësisht Quentin Halys. Amerikani Tomy Paul mundi 3-0 në sete Tiago Tirante.
Në kategorinë e femrave bjellorusja Aryna Sabalenka pëa probleme mundi tenisten Zhouxuan Bai 2- 0 në sete 6-3 dhe 6-1.
Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina , tenistja kazake Julia Putinseva , amerikania Coco Gauf , rusja Mira Andreeva dhe tenistja polake Magda Linette , Por raundi i dytë ka sjell edhe disa befasi siç janë eliminimi i britanikes Ema Radukanu
Garat në Australian Open 2026 vazhdojnë sipas orarit të paracaktuar nga organizatorët
Shaban Sinani – TV Koha
