Sport
TENIS: FAVORITËT KUALIFIKOHEN NË RAUNDIN E TRETË
Në raundin e tretë të grand slam Australian Open; avancojnë tenistët favorit si Alcaraz , Sabalenka, Medvedev e Gauff. Garat vazhdojnë sipas planit.
Grand Slami i tenisit ‘Austarlian Open 2026’ që zhvillohet në Melburn vazhdon me duelet e raundit të dytë . Tenisti numër një në botë Carlos Alkaraz fitoi bindshëm 3-0 në sete 7-6, 6-3 dhe 6-2 ndaj Jannik Hanfman dhe pa probleme kualifikohet më tej. Fitore kanë regjistruar edhe Andrey Rublev dhe Daniel Medvedev të cilët fituan me rezultat identik 3-1 në sete kundër Jaine Faria gjegjësisht Quentin Halys. Amerikani Tomy Paul mundi 3-0 në sete Tiago Tirante.
Në kategorinë e femrave bjellorusja Aryna Sabalenka pëa probleme mundi tenisten Zhouxuan Bai 2- 0 në sete 6-3 dhe 6-1.
Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina , tenistja kazake Julia Putinseva , amerikania Coco Gauf , rusja Mira Andreeva dhe tenistja polake Magda Linette , Por raundi i dytë ka sjell edhe disa befasi siç janë eliminimi i britanikes Ema Radukanu
Garat në Australian Open 2026 vazhdojnë sipas orarit të paracaktuar nga organizatorët
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
STRUGA TRIM LUM BARAZON EDHE NË KONTROLLUESEN E DYTË
Në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit Struga trim Lum sot në Antalia të turqiaë ka zhvilluar kontrolluesen e dytë kësaj radhe me ekipin nga FC Pakhtakor nga Uzbekistani.
Nën kampioni vjeshtor klubi i futbollit Struga Trim Lum nga data 17 janar zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore në Antalia të Turqisë ku krahas seanca të rregullta intensive është duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese me ekipe nga vende të ndryshme që gjithashtu përgatiten në tokën turke , Ndeshjen e parë kontrolluese ndaj sllovakëve të Trençin që u zhvillua të hënën kishte përfunduar me barazim 2-2, ndërsa sot zhvilloi kontrolluesen e dytë kundër skuadrës së FC Pakhtakor nga Uzbekistani.. Pas 90 minutave lojë ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1. Autor i olit për struganët ishte Maudo Jaruje Lamine
Trajneri Bledi Shkëmbi edhe në këtë ndeshje në lojë ka inkuadruar pothuajse të gjithë futbollistët që ka në diskonim.
Ndeshja e tretë kontrolluese do të zhvillohet më 26 janar, ndërsa kundërshtari do të jetë skuadra e Rubin Kazan, ndeshja e fundit kontrolluese do të zhvillohet më 30 janar kundr FC Sochi , ndërsa më 1 shkurt ekspedita strugane kthehet në vend ku do të vazhdon fazën e fundit të përgatitjeve deri më 10 shkurt kur edhe strtona pjesa e dytë e kampionatit. Në javën e 17 të kampionatit Struga Trim Lum është mysafire e Shkëndijës në Tetovë.
Lajme nga vendi
Yllza Maksuti transferohet te KFF Luboteni në Tetovë
Njëra ndër futbolliste më të mira në Maqedoni, strugania Yllza Maksuti ish futbolliste dhe golashënuese më e mirë e KFF AS Uniteds e cila vitin e fundit ishte pjes e KFF Gramshi në Shqipëri është pjesë e kampionit të Maqedonisë ekipit KFF Luboteni të Tetovës. Angazhimi i kësaj futbolliste në skuadrën tetovare do të thotë shumë për këtë skuadër dhe pritet të jetë një tandem me Hava Mustafën gjithashtu një golashënuese e spikatur
Lajmin për angazhimin Yllza Maksutit e ka publikuar vetë ekipi i Lubotenit në faqen zyrtare
Futbollistja strugane Yllza Maksuti ka firmosur me KFF Luboteni, duke u transferuar në Tetovë si një nga përforcimet kryesore në garën për titull. Reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut rikthehet në futbollin vendor pas një aventure të shkurtër në Shqipëri, ndërsa prej vitesh është golashënuesja më e mirë e kampionatit të femrave. Luboteni pret që Maksuti të ketë ndikim të madh në repartin ofensiv dhe në objektivat e sezonit.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
CHAMPIONS: BARCELONA DHE LIVERPOOL ME FITORE TË RËNDËSISHME
Pesë fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 29 gola të shënuar është epilogu i nëntë ndeshjeve të raundit të shtatë të fazës së ligës në UEFA Liga e Kampionëve . Një xhiro para përfundimit të kësaj faze janë vetëm katër skuadra që kanë të sigurt kualifikimin në 1/8 e finales
Barcelona përjetoi një mbrëmje të çmendur në Pragë pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të motit me përmbysje arriti të mund ekipin vendas Slavia e Pragës me rezultatin 4-2. Vendasit e nisën mirë me golin e Kusej që në minutën e 10-të, por Barcelona reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin duke marrë kryesimin në 2-1 me dy golat e Fermin Lopez që shënoi në minutat 34 dhe 42. Por një autogol i pabesueshëm i Levandovskit në minutën e 44 bëri që Slavia të barazojë në 2-2. Në pjesën e dytë Barcelona me golat e Dani Olmon dhe Levandovskin siguroi fitore 4-2 e cila tani me 13 pikë është në vendin e 9 të klasifikimit
Bajerni i Munihut ka regjistruar fitore të sigurt 2-0 kundër Union Saint-Gilloise të cilin e mundi 2-0 dhe shkon në 18 pikë duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes. Autor të dy golave ishte Harry Kane .
Liverpuli më lehtë se sa pritej mundi në transfertë ekipin Olimpik Marsej me rezultatin 3-0. Fitore në raundin e shtatë shënuan edhe Çellsi , Juventusi , Nju Casl , Qarabag , Atletiko Bilbao , ndërsa ndeshja e vetme që përfundoi me barazim ishte dueli Galatasaray – Atletico Madrid .
Pas kompletimit të shtatë xhirove në fazën e ligës kryeson Arsenal me 21 pikë para Bajernit që ka 18, Reali dhe Liverpulli kanë nga 15 dhe Totemham me 14 pikë
Rezltatet e raundit të shtatë
Atalanta – Atletiko Bilbao 2- 3
Bayern – Royale Union SG 2-0
Chelsea – Pafos 1 – 0
Juventus – Benfica 2 – 0
Marseille –Liverpool 0-3
Njucastle – PSV 3 – 0
Slavia Prag – Barcelona 2 – 4
Galatasaray – Atletico Madrid 1-1
Qarabag – Eintracht Frankfurt 3-2
SHABAN SINANI – TV KOHA

