Site icon Tetova Expres

LIGA E  PARË: NESËR NË TETOVË SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TRIM  LUM

Me ndeshjet  Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Shkupi – Tikveshi , nesër zyrtarisht  starton  pjesa  e dytë e kampionatit  në Ligën e parë të futbollit vendor .  Super  derbi i javës së  17 padyshim është ndeshja  që  do të zhvillohet  në Tetovë   mes Shkëndijës dhe  Struga Trim Lum.

Sipari i  sezonit pranveror në Ligën e Parë të futbollit  vendor  hapet me  super  ndeshjen  mes dy  skuadrave  më  cilësore të futbollit në vendin tonë  Shkëndija e  Tetovës  dhe  Struga  Trim  Lum. Shkëndija aktualisht është në pozitën e tretë me 36, ndërsa  Struga Trim Lum  në pozitën e dytë me  41  pikë.  Dy ekipet  kanë zhvilluar  përgatitje cilësore në fazën  kryesore  që e kanë zhvilluar në Antalia, ndërsa  në radhët e veta kanë sjell edhe  përforcime cilësore, kështu që  dy  ekipet  pretendojnë  se  do të vazhdojnë garën  për titullin kampion të Maqedonisë . Shkëndija   në pritje  të ndeshjes së nesërme  me  Struga  Trim Lum  sot  mbajti   seancën e fundit  stërvitore, ndërsa  para  seancës  stërvitore  për pritshmëritë  në  derbin e  nesërm  foli  futbollisti  Arbin Zejnullai.

ARBIN ZEJNULLAI – FUTBOLLIST I KF SHKËLNDIJA 

‘’ Faza  përgatitore  mbaroi ishte  një fazë shumë e mirë., mbi gjitha nuk kishte  dëmtime  dhe  kjo është më e rëndësishme . Dhe  tani  po  e presim fillimin e kampionatit  që është një ndeshje  shumë  e rëndësishme  për  ne ‘’ deklaroi  futbollisti Arbin Zejnullai

 Sa  i  përket ndeshjes  së nesërme me ekipin  Struga  Trim Lum që  konsiderohet  një  super deri  i sezonit, Zejnullai  tha  se nëse  në  fushë çfaqemi ashtu  si jemi marrë veshtë  do të fitojmë

Advertisement

ARBIN ZEJNULLAI – FUTBOLLIST I KF SHKËLNDIJA 

’Është një derbi  do  kisha  thënë, pasi që  siç dihen edhe  pozitat  në  tabelën e klasifikimit  për ne  është  një ndeshje  shumë e rëndësishme   që  na  duhet  fitorja.  Është e  gatshme,  domethënë e kemi analizuar ekipin kundërshtarë  dhe  nëqoftëse  çfaqemi në  fushë kështu  si jemi marrë veshtë  besoj që në  fund do ia  dalim  me  fitore’’   deklaroi  Arbin Zejnullai

  Dy  ekipet  kanë paralajmërua  se ndeshjen e  nesërme  në  fushë  do të zbresin me  formacionet më të  mira  që kanë për momentin.

Një ndeshje tjetër që  në  program është  nesër është përballja mes Shkupit  dhe  Tikveshit. Kjo  ndeshje shkaku  i kushte jo adekuate për  sistemin VAR në Stadiumin e Çairit do të  zhvillohet  në Kavadar.

  Katër  ndeshjet  tjera  të  xhiros së 17-të  në Ligën e parë të mërkurën takohen  Vardari – Arsimi  dhe  Sileksi – Bashkimi  ndërsa të enjten  AP Brera – Makedonija  Gj.P  dhe Pelisteri – Rabotniçki.

Advertisement
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version