Sport
LIGA E PARË: NESËR NË TETOVË SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM
Me ndeshjet Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Shkupi – Tikveshi , nesër zyrtarisht starton pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor . Super derbi i javës së 17 padyshim është ndeshja që do të zhvillohet në Tetovë mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.
Sipari i sezonit pranveror në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me super ndeshjen mes dy skuadrave më cilësore të futbollit në vendin tonë Shkëndija e Tetovës dhe Struga Trim Lum. Shkëndija aktualisht është në pozitën e tretë me 36, ndërsa Struga Trim Lum në pozitën e dytë me 41 pikë. Dy ekipet kanë zhvilluar përgatitje cilësore në fazën kryesore që e kanë zhvilluar në Antalia, ndërsa në radhët e veta kanë sjell edhe përforcime cilësore, kështu që dy ekipet pretendojnë se do të vazhdojnë garën për titullin kampion të Maqedonisë . Shkëndija në pritje të ndeshjes së nesërme me Struga Trim Lum sot mbajti seancën e fundit stërvitore, ndërsa para seancës stërvitore për pritshmëritë në derbin e nesërm foli futbollisti Arbin Zejnullai.
ARBIN ZEJNULLAI – FUTBOLLIST I KF SHKËLNDIJA
‘’ Faza përgatitore mbaroi ishte një fazë shumë e mirë., mbi gjitha nuk kishte dëmtime dhe kjo është më e rëndësishme . Dhe tani po e presim fillimin e kampionatit që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne ‘’ deklaroi futbollisti Arbin Zejnullai
Sa i përket ndeshjes së nesërme me ekipin Struga Trim Lum që konsiderohet një super deri i sezonit, Zejnullai tha se nëse në fushë çfaqemi ashtu si jemi marrë veshtë do të fitojmë
ARBIN ZEJNULLAI – FUTBOLLIST I KF SHKËLNDIJA
‘’Është një derbi do kisha thënë, pasi që siç dihen edhe pozitat në tabelën e klasifikimit për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme që na duhet fitorja. Është e gatshme, domethënë e kemi analizuar ekipin kundërshtarë dhe nëqoftëse çfaqemi në fushë kështu si jemi marrë veshtë besoj që në fund do ia dalim me fitore’’ deklaroi Arbin Zejnullai
Dy ekipet kanë paralajmërua se ndeshjen e nesërme në fushë do të zbresin me formacionet më të mira që kanë për momentin.
Një ndeshje tjetër që në program është nesër është përballja mes Shkupit dhe Tikveshit. Kjo ndeshje shkaku i kushte jo adekuate për sistemin VAR në Stadiumin e Çairit do të zhvillohet në Kavadar.
Katër ndeshjet tjera të xhiros së 17-të në Ligën e parë të mërkurën takohen Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi ndërsa të enjten AP Brera – Makedonija Gj.P dhe Pelisteri – Rabotniçki.
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

