Site icon Tetova Expres

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe obligimet nga agjenda evropiane. Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e përshpejtuar të reformave dhe ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit, si dhe për nevojën e ruajtjes së momentit pozitiv të integrimit evropian në rajon.

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë me koordinim të përforcuar dhe fokus në prioritetet reformuese, në drejtim të përparimit të procesit të anëtarësimit.

Exit mobile version