Connect with us

Lajme nga vendi

Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj

Published

on

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe obligimet nga agjenda evropiane. Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e përshpejtuar të reformave dhe ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit, si dhe për nevojën e ruajtjes së momentit pozitiv të integrimit evropian në rajon.

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë me koordinim të përforcuar dhe fokus në prioritetet reformuese, në drejtim të përparimit të procesit të anëtarësimit.

Lajme nga vendi

Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër

Published

on

Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.

Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

Published

on

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

NPK TETOVA, TË PUNËSUARIT 27 MUAJ PA SIGURIM DHE 2 MUAJ PA RROGA

Published

on

Të punësuarve në NPK Tetova Tetovë, ka gati 27 mauj që nuk u paguhet sigurim shëndetësor dy muaj pa marr paga.  Të punësuarit e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marr as rrogat e janarit dhe të shkurtit, pasi që dy ditë para festës së Bajramit llogaria e ndërmarrjes është bllokuar nga ana e drejtorisë për të hyra publike.

AVZI RIZVANI – Përfaqësues i Sindikatës
“ Me kontributet pak është puna ngarkuar janë akumuluar vite ta pa paguara kontributet , jemi në rrjedha me një potencial për ti realizuar, jemi në kontakt me drejtorin dhe kryetarin e komunës ku  na kanë premtuar se shumë shpjet do rregullohet pagesa.  Me rroga lart posh tuk kemi keq , kemi të pa marrë  rrogën e janarit she shkurtit por para festës  na bllokun xhirollogarinë   ku edhe ngecëm me rrogën e janarit.”

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë që po punon për zgjidhjen e problemit me kontributet e punëtorëve të NPK-së. Kasami bën me dije që bëhet fjalë për shumë të madhe të mjeteve financiare që duhet kohë për t’i siguruar.

 BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës Tetovës
“Është një obligim i lartë financiar që kalon mbi 40 milion denar , për kontributet e ndërmarrjes komunale  që i bie se komuna do të duhet të siguroj të ardhura të jashtëzakonshme do kisha thënë dhe  jemi duke punuar që në momentin e parë që të sigurohen këta të ardhura të bëhet pagesa e atyre kontributeve , ajo që është fokusi jonë në këto momente është që të marrin rroga në kohë dhe deri më tash i kanë marr rrogat në kohë .”

Përndryshe, punëtorët e NPK-së për vite me rradhë kanë pasur probleme me pagat dhe sigurimin shëndetësorë. Madje disa herë me rradhë edhe është protestuar.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat