Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: PROTESTAT E LSM-së ME PRAPAVIJË POLITIKE!

Kryeministri Hristijan Mickoski mbetet në qëndrimin se protestat e organizuara nga LSM-ja kanë prapavijë politike. Sipas tij, Qeveria si punëdhënësi më I madh ka rregulluar obligimet e saj, duke aluduar në marrëveshjen e arritur për rritjen e pagës në administratë.

“Thamë se do të mbështesim cdo zgjidhje që do të arrihet mes punëdhënësve dhe Sindikatave. Por, nuk do të mbështesim udhëheqësa me prapavijë politike. Njri prej tyre që ka protestuar, para disa ditëve, bashkë me mua ka mbajtur press-konferencë duke thënë se është arritur marrëveshje historike”

Derisa mbi 200.000 punëtorë mezi mbijetojnë me paga nën 30.000 denarë, derisa paga minimale nuk I mbulon harxhimet themelore për jetë, Qeveria e Mickoskit planifikon blerjen e avionit të ri. Akuzat vijnë nga LSDM-ja, nga ku thonë se Qeveria ka zgjedhur luksin në vend të ekzistencës së punëtorëve.

“Gruevski blente Mercedes mbi 600.000 euro dhe size nga 60.000 euro me para të qytetarëve. Mickoski mban orë mbi 60 mijë euro ose 150 paga minimale dhe tani dëshiron aeroplan prej qindra milionë euro.. Nuk ka para për pagën minimale prej 600 eurove, për shkak se Qeveria planifikon blerjen e avionit të ri për Mickoskit, për udhëtime të rej turistike sikurse ai në Davos”

Kohë më parë, Qeveria dhe përfaqësues të Sindikatave u dakorduan për nënshkrimin e marrëveshjeve individuale për një pjesë të punonjësve në administratë për rritje të pagave për cdo vit,  kurse deri në vitin 2028 do të rriten në 40% nga shuma e tanishme.

Advertisement
Exit mobile version